Projekti pilot i ISSH do të kthejë  në “kavie” 700 mijë pensionistë

50
Sigal

Gjatë vitit 2024 pensionistët nuk do ti marrin më paratë në postë, por do ti tërheqin pranë bankomateve, ku do të paguajnë edhe 1 mijë lekë në muaj për shërbimin . Projekti është pritur me rezerva nga pensionistët të cilët vecc problemeve me teknologjinë, mund të bien preh edhe e vjedhjes së kartës, pasi në fshtra dhe shumë zona rurale bankomatet janë larg. Indeksimi, pse pensionistët e qytetit do marin 40% më shumë se ata të fshatit dhe diskriminimi i ushtarakëve. Ja tabela ku pensionet në Shqipëri janë nga 100% deri në 200% më të ulta se në vendet e tjera të Ballkanit.

Ja si pensionistët do bëhen ‘pre’ e rrezikut të vjedhjes së pensionit në bankoma:, fryrja e kostove dhe transaksioni i abuzimit milionerët e postës te pasanikët e bankave

Përgatiti: Biora Vojka 

Qeveria nuk la t’i shpëtojë as ky 50 mijë lekësh për të hapur megafonët e propagandës, duke menduar se qytetarët do të besojnë se ky 50 mijë lekësh është një “bamirësi” nga qeveria e Rilindjes, dhe jo një pjesë shumë e vogël e atyre taksave që ata paguajnë çdo muaj.

Pensionistët tashmë pensionin me të cilin mezi kalojnë muajin, do e marrin në bankë dhe jo në postë shton kostot e qytetarëve: nga transporti, komisionet bankare dhe gjendja e pafavorshme shëndetësore.

50 mijë lekë, të vjetra! Ky është shpërblimi për festat e fundvitit për rreth 700 mijë pensionistë në Shqipëri, ku pjesës më të madhe të tyre lekët e pensionit nuk i dalin as për të blerë ilaçet.

Një shpërblim që nuk ka ndryshuar prej vitesh, pavarësisht se çmimet vetëm kanë pësuar rritje, duke e bërë më të papërballueshme jetesën e pensionistëve, të cilët duhet të zgjasin duart nga fëmijët për t’i ndihmuar të mbijetojnë.

Qeveria nuk la t’i shpëtojë as ky 50 mijë lekësh për të hapur megafonët e propagandës, duke menduar se qytetarët do të besojnë se ky 50 mijë lekësh është një “bamirësi” nga qeveria e Rilindjes, dhe jo një pjesë shumë e vogël e atyre taksave që ata paguajnë çdo muaj.

Madje, edhe fatin e 7 Miliardë eurove e vendosën për vetëm 7 minuta deputetët e mazhorancës, që u mjaftoi ngritja e kartonit për të vendosur fatin e shqiptarëve për 365 ditët e ardhshme.

‘Bejlerët’ e Kuvendit të shpejtë janë edhe për miratimin  e tollonave të karburantit të tyre, përveç rrogës së majme dhe dietave që përfitojnë nga ligjet, që kanë miratuar për veten.

Por, mesa duket fati i shqiptarëve vijon të vendoset edhe jashtë institucioneve vendimarrëse si Kuvendi.

Në kongresin e PS u rrokullis edhe njëherë ideja se pensionistët tashmë pensionin me të cilin mezi kalojnë muajin , do e marrin në bankë dhe jo në postë. Që të mos ua vjedhin u cilësua.

Në fakt, deri këtu u shtjellua një hall i madh i qytetarëve, pasi punonjësit dhe drejtuesit e postës janë bërë milionerë me ato thërrime të pensionistëve, ca e ca u doli boja për vila dhe arratisje jashtë për t’i gëzuar abuzimet.  Parë me syrin e pushtetarëve inovacioni me karta dhe bankomate për të tërhequr lëmoshën e muajit duket goxha panoramë mbresëlënëse. Por për qytetarin, i cili ka në kurriz  hallet e përditshme është vetëm kosto e shtuar në shumë aspekte.

Pasi, mesa duket tani do t’ja kalojnë stafetën e abuzimeve dhe të mbushjes së xhepave te bankat, fundja, përse të mos marrin dhe ato 1 ose 2 USD komision? Parë në shifra, goxha biznes përfitues çdo muaj me 700 mijë pensionistët e shtuar si klientë.

Transaksioni i abuzimit do i hiqet postierit që merrte 2 mijë lekë për të çuar pensionin deri në shtëpi dhe do i jepet bankierit. Qytetarët që jetojnë në fshat do duhet të paguajnë dhe taksinë për t’i çuar deri të bankomati që mund të jetë larg 10- 15 km, apo 1 orë largësi. Më pas do pres radhën 1 km për të marrë 100 mijë lekë dhe nga pensioni pas nis dita me shpenzime, do zbres koston që do i marrë taksisti. Në rastin me koston më të lirë, shoferi i autobuzit.

Një zinxhir problemesh u shtohet pensionistëve, ku qeveria duhet të ketë parasysh se përpos grupeve kriminale brenda postës, idetë inovatore për tërheqjen e pensioneve në bankomate do i bëjnë ‘pre’ e rrezikut të vjedhjes së pensionit aty, pasi dihet se shumica e të moshuarve nuk dinë t’i përdorin bankomatet. Do duhet 1 polic për një pensionist për t’i shpëtuar nga probabiliteti i grabitjes. Në ditë të hallit mbeten edhe ato qytetarë që plaga e emigracionit i ka lënë të vetëm, dhe gjendja shëndetësore nuk iu mundëson të lëvizin deri në bankomate.

Ky është fati i pensionistëve që kanë konstribut të vyer në shoqëri, të përdoren si eksperiment inovacioni, kur mezi ja dalin të mbijetojnë me pensione qesharake që nuk iu mjaftojnë për ushqim e ilaçe. Në një vend kur flitet me superlativa për rrogën mesatare dhe jo atë minimale, në një vend ku nuk ka një ligj të saktë për minimumin jetik, në një vend ku tenderat korruptivë dalin në pah ditë pas dite dhe në një vend ku përfitimet e pushtetarëve janë më të rëndësishme se jeta e të moshuarve.

Reagimet qytetare: ‘Më i lartë tensioni se sa pensioni’

Pensionistët shpërblimin me 5 mijë lekë e cilësojnë si qesharak. Më poshtë po ju paraqesim disa nga reagimet qytetare.

Në qytetin e Fierit, pensionistët thonë se qeveria duhet të bëjë më shumë për ta, duke nisur që nga rritja e pensioneve.

-“Unë marr 170 mijë lek, nuk më del. Unë jam me ilaçe, burri me ilaçe. Nuk është i mjaftueshëm ky 50 mijë lekëshi, të ishte ngahera, por për një muaj nuk del. Burrin me sëmundje të ligë, vet me epilepsi. Asgjë s’do marr për vit të ri për kokën e fëmijëve”, u shpreh një grua.

– “50 mijë lekshi për ujë e drita se për ilaçe nuk del. Bëhen ato për 50 mijë lek? Për vete mendojnë, për popullin jo”, u shpreh një burrë.

-“Unë nuk kam fare pension pothuajse. E kam të vogël fare. Na ndihmojnë fëmija, si puna ime janë të gjithë. Ky 50 mijë lekshi minimal se s’kemi as pensione, kjo mosha ime doli nga sistemi”, -u shpreh dikush tjetër.

-“Nuk është i mjaftueshëm. Çdo bësh me 50 mijë lek? As ilaçet nuk i merr dot që jemi të sëmurë”,- tha një tjetër i intervistuar.

-“Gripin nuk lajmë dot. As mish as pulë nuk blejmë dot, do lajmë qeranë, tokat, të gjitha. Minatorët duhet të paktën të kishin 100 mijë lek”,- u shpreh një burrë.

-” Prisha sot i mora antibiotik edhe një ilaç tjetër bën 15 mijë lekë. Po edhe po s’dolën do na ndihmojnë fëmijët; ato ikën u prishën! Ca ishin 50 mijë lek në xhep gjithë ditën qytetari ku do ven?”

Shifra dhe fakte

-311 euro në Maqedoninë e Veriut arriti këtë vit pensioni mesatar
-318 euro në Serbi, dhe qeveria e Serbisë ka miratuar kartën e pensionistit, e cila është e vlefshme për pagesa me skonto në një seri shërbimesh.

-361 euro në Mal të Zi, sipas të dhënave zyrtare, pensioni mesatar arriti në -275 euro në Bosnjë dhe Hercegovinë është pensioni mesatar.

-164 euro në Shqipëri, arriti pensioni mesatar në 6-mujorin e parë 2023

P Ë R F U N D I M I !

Pensioni mesatar në Shqipëri këtë vit është 48% më i ulët se në Serbi, 47% më i ulët se në Maqedoninë e Veriut, 54% më i ulët se në Mal të Zi dhe 40% më i ulët se në Bosnjë-Hercegovinë.

Indeksimi i pensioneve, të moshuarit në qytet do marrin 1.500 lekë më shumë, ata në fshat 900 lekë

Pensionistët në qytet do të marrin mesatarisht 1 mijë e 500 lekë më shumë, ndërsa ata në fshat më pak se 900 lekë. Nga 17 mijë e 350 lekë aktualisht, ajo që merr çdo muaj një i moshuar që jeton në qytet do të bëhet 18 mijë e 842 lekë.