Presidenti Meta bëri homazhe në nderim të Dëshmorëve të Atdheut

230
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, bëri homazh në nderim të Dëshmorëve të Atdheut, me rastin e ditës së 5 Majit.

Presidenti Meta shoqërohej nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, nga ministri mbrojtjes Niko Peleshi dhe kryebashkiaku Tiranës, Erion Veliaj.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dhënë një mesazh nga Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut për ditën e 5 majit.

Meta kërkon që të gjithë të angazhohen më tepër që të gjithë qytetarët shqiptarë të gëzojnë të gjitha liritë në atdheun e tyre.

Ai shton se të rinjtë e të rejat duhet të kenë të ardhme europiane këtu në Shqipëri.

‘’Sot në këtë ditë kaq të rëndësishme, në ditën e dëshmorëve dhe të heronjve, në ditën kur udhëheqësi Qemal Stafa, Vojo Kushin, Perlat Rexhepin, egjithë e gjithë, ato bijë dhe bija më të mirët e kësaj toke, që bënë sakrificat më sublime për lirinë e pavarësinë e Shqipërisë. Dhe kjo ëshëtë dita të angazhohemi për të bërë shumë më tepër, që qytetarët shqiptarë të gëzojnë liritë që u takojnë në atdheun e tyre, që Shqipëria të ketë vendin që meriton në BE, e sidomos që të rinjtë e të rejat të kenë një të ardhme europiane në vendin e tyre.’’- tha Meta.