Presidenti Ilir Meta reagon pas arrestimeve të komisionerëve dhe nxjerr foton e Edi Ramës duke votuar

366
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas 22 urdhër-arresteve të lëshuara nga SPAK, për komisionerët e zgjedhjeve të vitit 2017, të cilët kanë lejuar që të votojnë persona më shumë se një herë.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta thotë se është koha për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë manipulimit të zgjedhjeve dhe blerjes së votave!

“Ndëshkim maksimal do të ketë për të gjithë punonjësit e shtetit që keqpërdorin detyrën për presione, shantazhe dhe krime zgjedhore!”, thekson kreu i Shtetit.

Reagimi i Presidentit:

Koha për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë manipulimit të zgjedhjeve dhe blerjes së votave!

Ndëshkim maksimal për të gjithë manipuluesit dhe falsifikatorët e zgjedhjeve!

Ndëshkim maksimal do të ketë për të gjithë punonjësit e shtetit që keqpërdorin detyrën për presione, shantazhe dhe krime zgjedhore!