Presidenti Begaj do të marrë pjesë nesër në ceremonitë e parashikuara me rastin e inaugurimit të Presidentit të ri të Malit të Zi

110
Sigal

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, do të niset nesër drejt Podgoricës, për të marrë pjesë në ceremonitë e parashikuara me rastin e inaugurimit të Presidentit të ri të Malit të Zi, z. Jakov Milatovic.

Prezenca e Presidentit Begaj në këto ceremoni është tregues i vullnetit për forcimin e mëtejshëm të fqinjësisë së mirë si dhe vlerësim për rolin e faktorit shqiptar në stabilitetin dhe rrugëtimin euroatlantik të Malit të Zi.

Në këto ceremoni pritet të marrin pjesë një sërë krerë shtetesh dhe qeverish nga vendet e rajonit të Evropës Juglindore, si dhe shumë zyrtarë të lartë evropianë dhe amerikanë.