Prefekti i Qarkut Vlorё z. Vangjel Tavo, takim me banorët e Kurveleshit

250
Sigal

Unё vij pёr herё tё parё nё Fterrё, nё kёtё fshat tё bukur e me tradita tё lashta patriotike, historike, luftrake, arsimore e kulturore

Mё 28.5.2024 Prefekti i Qarkut Vlorё z. Vangjel Tavo i shoqёruar nga kryetari Njёsisё Administrative Lukovё z. Adi Boçi, realizoi njё takim shumё miqёsor e vёllazёror me banorёt e fshatit Fterrё ku shtruan dhe diskutuan problemet shqetёsuese pёr komunitetin fterjot dhe pёr Fterrёn. Takimi u realizua nё qendrёn e kulturёs sё fshatit ku ishin tё pranishëm rreth 30 fterjotë e konkretisht; z.Profit Zani  nё funksionin e kryetarit tё kryesisё sё Fterrёs, Anarit Dhuli, Aliko Kurupi Lame Mehmeti, Hasan e Xhemile Mehmeti, Astrit Avreci, Teno Lona, Dalan Shkurti, Jetore Maçi, Flutura Brinja Rupi, Sulo e Drita Zani, Natasha Zani, Molotov Zhupa, Festim e Nezaqet Dauti, Kapo Zhupa, Ergys Zhupa, Shkёlqim Gjoni, Selam Hadushi etj. Gjithashtu ishin tё pranishёm edhe vёllai i Drita Zanit, Petrit Voskaj nga Kaparjeli dhe vajza e tij Artjona Voskaj si dhe njё ҫift turistёsh tё huaj; Doni nga Izraeli dhe Fjola nga Gjermania dhe pёrkthyesi e shoqёruesi i tyre Ahmeti nga Vlora, tё cilёt kishin mbi 15 ditё qё pushonin nё Fterrё. Fatmirёsisht ato ditё edhe unё u ndodha nё Fterrё dhe pata nderin dhe kёnaqёsinё qё tё isha pjesё e komunitetit tё fshatit tim nё atё takim.

Pas falenderimeve e mirseardhjes sё tij nё Fterrё z. Tavo nё fjalёn e bisedёn e tij me komunitetin fterjot kryesisht u pёrqёndrua nё kёto probleme e shqetёsime:

-Unё vij pёr herё tё parё nё Fterrё, nё kёtё fshat tё bukur e me tradita tё lashta patriotike, historike, luftarake, arsimore e kulturore. Hallet dhe problemet tuaja si komunitet e tё Fterrёs si fshat, unё i di se kam komunikuar edhe me kryetarin e fshatit tuaj me Profitin. Fillimisht dёshiroj qё t’ju rikujtoj e t’ju bёj thirrje edhe njё herё lidhur me  regjistrimin e shtёpive dhe marrjen e çertifikatave sё pronёsisё. Nё  Qarkun tonё e nё Bregdet kjo punё ka filluar dhe po ecёn mirё. Afati i pёrfundimit tё regjistrimit tё shtёpive ёshtё data 15 tetor 2024. Zyra e regjistrimit tani ёshtё hapur edhe nё Himarё dhe nuk keni pse shkoni mё nё Vlorё, prandaj vlerёsojeni drejt kёtё problem qё tё arrini ti regjistroni e tё merrni ҫertifikatat e pronёsisё sё banesave brenda afatit tё caktuar.

Pika e dobёt dhe shqetёsimi kryesor i Fterrёs dhe fterjotёve, unё e di qё ёshte gjendja e rrugёs automobilistike Borsh- Fterrё- Kuç. Nga Bashkia Himarё ёshtё dhёnё njё fond i vogёl, por qё besoj se nuk do mjaftojё pёr pёrfundimin e asfaltimit tё gjithё kёtij segmenti, por rёndёsi ka qё kjo rrugё tё fillojё e tё mbarojё nga fillimi deri nё fund e jo tё bёhet pjesё – pjesё. Nё se bёhet rruga, kёtu do fillojё ndryshimi e zhvillimi, kthimi i shumё fterjotёve nё fshat, ardhja e turistёve etj. Kam informacion se ka filluar e po punohet  edhe nga pjesa  e rrugёs  Kuҫ- Fterrё pёr pёrmirёsimin e saj.

Problemi tjetёr qё ka mbetuar akoma i pa zgjidhur pёr Fterrёn, ёshtё ndarja e tokave, pronave dhe ullinjve, pasi ky problem ka kaq vjet qё nuk po zgjidhet e qё ka krijuar probleme midis fterjotёve kёtu nё fshat dhe atyre qё jetojnё jasht Fterrёs. Do ti bёjmё tё gjitha pёrpjekjet qё edhe ky problem tё zgjidhet drejt e sa mё shpejt.

Po kёshtu probleme janё edhe zgjerimi, apo krijimi sheshit tё ri pёr varrezat e fshatit, rikonstruksioni i shtёpisё sё kulturёs dhe rikonstruksioni i ujёsjellёsit.

-Ju falenderoj pёr kёtё pritje tё bukur dhe tani le tё dёgjojmё mendimet e kёrkesat tuaja si komunitet.

Gjatë takimit folёn dhe diskutuan disa fterjot si Flutura Brinja Rupi, Hasan Mehmeti, Molotov Zhupa, Shako Mehmeti, Astrit Avreci etj. tё cilёt ngritёn pothuajse tё njёjtat probleme shqetёsuese qё preku edhe z. Vangjel Tavo, por ngritёn edhe problemin e ndёrprjerjes shpesh tё korentit sidomos gjatë periudhёs sё dimrit pёr arsye tё linjёs elektrike e cila ёshtё nё gjendje tё keqe, apo problemin e antenёs pёr komunikim me telefona celularё, e cila pёson defekte vazhdimisht.

Mё pas, pёr respekt e nderim tё prefektit, kryesia e Fterrёs nёnё kujdesin e Natashёs e Profitit, kishin pёrgatitur njё darkё tё pasur ku morёn pjesë rreth 15 vetё, darkё e cila u shoqёrua me diskutime, urime e dolli tё ndёrsjellta.  Falenderime tё veҫanta u dhanё nga ana e z. Vangjel Tavo pёr pritjen dhe respektin qё treguan fterjotёt nё atё takim tё thjeshtё, por qё pati rёndёsi tё veҫantё, mirkuptim, besim dhe premtime tё cilat z. Tavo premtoi se do t’i mbante, sepse mbajtja e premtimit ёshtё pjesё e pandarё e natyrёs time, tё cilёn e kam treguar edhe nё takime apo raste tё tjera tё kёsaj natyre.

-Mirё u takofshim nё takime e biseda tё tjera.

Fshati Fterrë

Në fillim lugina e Fterrës, me kodrat e faqet e maleve që e rrethojnë, ka qenë shfrytëzuar si kullotë e zonë e pasur në gjueti. Vizitorët e parë që vinin herë pas here, kishin populluar bregdetin e detit Jon shumë herët. Ata vinin nga kalaja e Badhrës (midis Borshit e Piqerasit), nga kalaja e Sopotit ose Kalaja e Borshit , nga kalaja e Qeparoit, kala që, siç dëshmojnë të dhënat arkeologjike, kanë qenë banuar qysh në kohën e bronzit (rreth 3000 vjet më parë).

Për lashtësinë e fshatit na vijnë në ndihmë të dhënat gjuhësore, emrat e vendeve, shumica e të cilave janë emra të mirëfillte shqip. Qafa e Qishës, lidhet me ekzistencën e një lagjeje në |Qafë të Qishës. Atje ka mure shtëpish që i takojnë shekullit IX-X të erës sonë. Një grup tjetër emrash si lxuar-lxor (burim), Bërda-kodër e vogël, varre-tog me gurë të vegjël etj., lidhen me ardhjen e një popullsie me origjinë sllave, ose për të qenë më të saktë, me përfshirjen e fshatit tonë nën pushtimin administrativ të shtetit Bullgar. Të tjera emra vendesh shpjegohen me ndikimin e gjuhës turke e greke, si derven, foti, hon, perivol e shumë të tjera.

Edhe toponimet Galile, |Kikë, apo emrat e njerëzve |Avrec-Jevrej, |Rahile etj., janë me prejardhje hebreje dhe pa mëdyshje duhet të lidhen me vendosjen e ndonjë familjeje hebre në shekullin XVII.

FEKSOR   SHKURTI