Prapaskenat e pazarit të ri Basha-Rama: Hajdari drejt selisë blu dhe pse u zbut akuza për pastrim parash

1239
Sigal

Anulimi i akuzës për pastrim parash në adresë të liderit të opozitës Lulzim Basha, nga ana e Prokurorisë së Tiranës, mësohet se nuk është thjeshtë një veprim procedurial, por
një lojë e madhe politike, ku në mes ka një përfshirje ndërkombëtare. Siç bëjnë të ditur burime diplomatike, Lulzim Basha ka pasur disa takime të rëndësishme ku ka marrë një angazhim që pritet të bëhet i ditur në ditët në vazhdim. Kreu i PD-së do të futet në sistem, do të miratojë reformën zgjedhore me PS-në e Edi Ramës dhe në fund do të përfshijë në partinë e tij, kreun e opozitës së re Rudina Hajdari, duke i dhënë edhe postin numër dy të partisë. Basha do të hapë partinë për të larguarit e 2017-s, duke krijuar kështu një KOP të ri që do të sjellë rrotacionin politik, nëse do të piqen kushtet. Që ende ka shumë ujëra për të rrjedhur. Sipas të gjitha gjasave, nëse do të kemi një president të ri pas Vitit të Ri, Shqipëria hyn në zgjedhje në pranverë, në fillim lokalet e në vjeshtë kombëtaret. Siç mësohet, Bashës i është dhënë mundësia që të bëjë të gjithë përmbajtjen e Kodit Zgjedhor, i cili do të miratohet nga ana e mazhorancës. PS-ja ka përgatitur një draft për depolitizimin e administratës zgjedhore, e cila do të rrëzohet dhe pritet ngritja e një trupe ndërkombëtare që do të drejtojë dhe zgjedhë të gjitha trupat zgjedhore në vend që nga KQZ e deri tek komisionet e qendrave të votimit, sipas modelit të Kosovës. Vetëm se këtë projekt do ta drejtojë OSBE-ja, që do të financohet direkt dhe 100% nga qeveria gjermane dhe sipas gjasave “pashai” i zgjedhjeve shqiptare do të jetë sërish Bendt Bochard apo njeriu i gishtit të mesit, për të cilin opozita në vend që ta groposte i ka ngritur një përmendore dhe pritet të fuqizohet edhe më shumë…