Tashmë e bërë publike Rudina Dembacaj divorcohet nga burri

585
Sigal

Prej dy muajsh jeta private e aktores dhe moderatores Rudina Dembacaj ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave pas lajmit se ajo është ndarë nga bashkëshorti.

E ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake up” në Top Channel, Rudina e ka pranuar për herë të parë ndarjen.

Moderatorja u shpreh se ajo dhe bashkëshorti, Aleks janë në proces divorci dhe kanë hapur një padi që në qershor.

“Kemi hapur një padi që në qershor. Po është e vërtetë dhe ne jemi në proces divorci.

Unë dhe Aleksi kemi një mrekulli që quhet Viktoria, por është e vërtetë që po divorcohemi”, është shprehur Rudina.

Rudina dhe Aleksa po ndahen pas tre vitesh martesë. Çifti ka një vajzë që quhet Viktoria.