Politika në Shqipëri e Kosovë nuk mendonë për të ardhmen por për zgjedhjet e radhës

Speciale nga Abdullah Begolli & Xhafer Murseli / Pozita e dobët gjeopolitike, mungesa e miqve të vërtetë, varësia ekonomike dhe shpopullimi dramatik, janë plagët më të ndjeshme të kombit shqiptar sot. Kemi nevojë për udhëheqës të vërtetë që mendojnë për shekuj, jo thjesht kukulla elektorale që mendojnë për dy apo tre mandate. Në 35 vitet e fundit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë shqiptare dhe Mali i Zi, qytetarët kanë ikur nga vetja, nga toka dhe gjuha prej politikës tradhëtare. Në demokracinë shqiptare u shitën ujërat, minierat, energjia, portet, toka bujqësore, dhe u zëvendësua dinjiteti i shtetarit me servilat e të korruptuarit!

Sigal

-Politikanët  në Shqipëri e Kosovë nuk mendojnë për brezat por për zgjedhjet e radhës

-Kemi nevojë për udhëheqës të vërtetë që mendojnë për shekuj, jo thjesht kukulla elektorale që mendojnë për dy apo tre mandate

Çdo komb ka një pikë ku ose zhduket, ose rilind, është zëri i njerëzve të ngritur, të pakorruptuar dhe që e duan Atdheun

  • – Në 35 vitet e fundit, shqiptarët kanë ikur nga vetja, nga toka, nga gjuha, nga politika, nga shteti.
  • Shqipëria, Kosova, Maqedonia shqiptare dhe Mali i Zi prej politikës tradhëtare
  • -Shqipëria dhe Kosova nuk janë fuqi as ushtarake, as ekonomike, as teknologjike.
  •  -Jemi të varur nga të tjerët për ushqim, mbrojtje, drejtësi ndërkombëtare, madje dhe për ndihma të emigracionit.
  • -Në demokracinë shqiptare u shitën ujërat, minierat, energjinë, portet, toka bujqësore, dhe sidomos dinjiteti i shtetit- dhe POPULLIT!
  • – Në kombin tone nuk ka meritokraci, ulet më i miri– ngritet ai që ka lidhje fisnore me politikën, servilat të kompromentuarit

Inxh. Abdullah Begolli

Inxh Xhafer Murseli

Pozita e dobët gjeopolitike, mungesa e miqve të vërtetë, varësia ekonomike dhe shpopullimi dramatik, janë plagët më të ndjeshme të kombit shqiptar sot.

Shqiptarët dhe kriza globale – ku jemi realisht?

Dobësi strategjike për dy vendet tona  janë se shqipëria dhe Kosova nuk janë fuqi as ushtarake, as ekonomike, as teknologjike.  Jemi të varur nga të tjerët për ushqim, mbrojtje, drejtësi ndërkombëtare, madje dhe për ndihma të emigracionit.

Pa miq të përhershëm. Fuqitë e mëdha nuk kanë miq; kanë interesa. Dhe këto interesa shpesh përputhen më shumë me fqinjët tanë grabitqar për shkak të interesave gjeostrategjike, të influencës historike etj.

Edhe kur SHBA ose BE na përkrahin, e bëjnë për baraspeshë rajonale, jo sepse na konsiderojnë shtete-kyçe.

Shpopullim dhe humbje e besimit!

Në 30 vitet e fundit, shqiptarët kanë ikur nga vetja, nga toka, nga gjuha, nga politika, nga shteti.

Shqipëria, Kosova, Maqedonia shqiptare dhe Mali i Zi shqiptar po zbrazen nga truri, rinia, energjia – ndërsa “udhëheqjet“ më tepër, janë të lidhura me interesa personale, jo kombëtare.

Por a ka shpresë në këtë katrahurë? Jo iluzion, po shpresë reale?

Po, por kërkon ndryshim rrënjësor të çasjes – jo thjesht politikë, por çasje kombëtare:

Vetëdijesim kombëtar, jo vetëm politik.

Ne kemi nevojë për një ringjallje të ndërgjegjes shqiptare, përtej partive, krahinave dhe dialekteve. Duhet t’i rikthejmë idetë që na mbajtën gjallë në shekullin XIX dhe XX: gjuha, toka, familja, kultura, arsimi, ndershmëria. Riorganizim ekonomik dhe diplomatik

Shqiptarët duhet të fillojnë të investojnë tek njëri-tjetri, të ndërtojnë zinxhirë prodhimi e tregtie që nuk varen vetëm nga fqinjët.  Diplomacia shqiptare duhet të jetë shumë më e mençur, më e heshtur dhe më e thellë – jo me deklarata për televizione, por me miqësi të ndërtuara në heshtje.

Shtetformim serioz – jo karikatura

  • Kemi nevojë për udhëheqës të vërtetë, jo thjesht kukulla elektorale. Duhet një udhëheqje që mendon në shekuj, jo në mandate – që është e gatshme të punojë pa duartrokitje, për themelet, jo vetëm fasadën. Në këtë krizë globale- shqiptarët kanë dy rrugë: Të rrijmë si viktima e të qajmë “nuk kemi miq”, “na harroi bota”, “jemi të vegjël”…Kjo sjell vetëm më shumë nënshtrim, më shumë humbje, më shumë ikje. Ose të kuptojmë që kur s’të do kush për mik – duhet të bëhesh i vlefshëm për vetvehten dhe vendin tënd, i zoti, i bashkuar. Miqtë vijnë vetëm kur ti je i fortë nga brenda. Asnjë popull s’ka miq kur është i dobët. Kur shqiptarët ndihmojnë njëri-tjetrin, ndërtojnë vetë shtetin, nuk i përçan asnjë armik. Duhet ta themi të vërtetën lakuriqe – dhe kjo është ajo që i mungon sot bisedës publike shqiptare: një zë i kthjellët, pa frikë e pa interesa, që tregon plagën siç është, jo si duan ta tregojnë ata që e shfrytëzojnë.

Po, e keqja e madhe është se demokracia në Shqipëri dhe Kosovë:

U paraqit si “çlirim” nga komunizmi, por për shumicën shqiptare, ishte çlirim nga toka, nga fabrika, nga siguria, nga shpresa. Udhëheqjet“ politike pas viteve ’90 e deri më sot, nuk kanë ndërtuar asnjë vizion afatgjatë kombëtar, por kanë vepruar si agjentë të interesave të huaja, duke shitur:  Ujërat, minierat, energjinë, portet, tokën bujqësore, dhe sidomos dinjitetin e shtetit- dhe POPULLIN!

Dhe Rinia që duhet të ndryshojë, është larguar. Shkollat janë zbrazur, jo vetëm nga mungesa e lindjeve, por sepse rinia nuk sheh arsye për të qëndruar në ATDHEUN e vet. Universitetet janë të politizuara, të korruptuara, pa vlerë në treg. Nuk ka meritokraci, ulet më i miri– ngrihet ai që ka lidhje, servilizëm, ose komprometim. E ndërkohë, boshllëkun e kanë zënë struktura të huaja ideologjike. Ngase, aty ku mungon shteti dhe arsimi, futet ndikimi ideologjik i huaj. Nuk është vetëm çështje fetare, është çështje kontrolli të mendjes së njerëzve: Në vend të shkollës që mëson të mendosh, kemi xhami (apo edhe sekte të tjera) që të mësojnë të bindesh pa pyetur. Nuk është feja problemi vetë, por kur feja zë vendin e shkollës, kemi një shoqëri të verbër, të paarsimuar, të lehtë për t’u manipuluar.  Zgjidhja nuk është në ndalimin apo ndërrimin e fesë – por në ringjalljen e shkollës kombëtare

Rinia shqiptare duhet të:

Rimarrë shkollën, jo thjesht si godinë, por si burim dijeje, vetëdijeje dhe identiteti kombëtar.

Kërkojë arsim me vlerë reale, jo me letra e diploma fallco.

Krijojë rrjete të reja rinore kombëtare që nuk presin leje nga partitë, por bëjnë punë konkrete për kulturën, historinë, ekonominë vendore.

 Çfarë duhet të ndodhë që ndryshimi të fillojë?

Duhet të ndërpritet heshtja: mos të kemi frikë të flasim të vërtetën. Duhet të ringrihen figura kombëtare, jo idhuj partiakë. Duhet të mbillet vetëbesimi tek rinia, që po, ata mund ta marrin drejtimin pa qenë vegël e askujt. Duhet të bëhet një revolucion i qetë, moral dhe intelektual, ku më i ndershmi dhe më i dituri të respektohet, jo më i pasuri apo më i servilët.

Fjala e fundit:

Shqiptaria sot është në prag të zhbërjes – jo vetëm nga jashtë, por edhe nga brenda.

POPULLI ka të drejtë të ndihet i zhgënjyer dhe i lënduar nga e gjithë kjo padrejtësi historike dhe gjeopolitike. Historia jonë ka treguar që kur shqiptarët vetë marrin veten seriozisht, askush nuk i nëpërkëmb dot. Koha nuk pret, duhet vepruar sot se nesër bëhet shumë vonë.

Po u organizuam tani – do kemi zë nesër. Po vazhduam të ikim, të qajmë e të presim të tjerët – do na harrojë edhe historia. Secila shqiptare dhe shqiptar i vetëdijshëm janë pjesë e zgjidhjes.

Mos e dorëzo mendjen. Prej mendjes fillon ndryshimi. Por çdo komb ka një pikë ku ose zhduket, ose rilind. Zëri i njerëzve të ngritur, të pakorruptuar dhe që e duan Atdheun më tepër se vehten duhet të jetë pikërisht zëri që duhet të dëgjohet më shumë: pa frikë, pa dorashka, pa servilizëm.

Nëse ky zë përhapet tek të tjerë – sidomos te rinia – atëherë ende ka një dritë të madhe në fund të tunelit. Ideatorët dhe organizatorët kryesor të Konferencës shkencore gjithëkombëtare të Prishtinës mbi shfrytëzimin e begative natyrore kombëtare në dobi të vendit.