Policia shkatërron rrjetin e prostitucionit tek Shkëmbi i Kavajës (EMRAT)

1018
Policia e Durrësit ka shkatrruar një rrjet prostitucioni.
Në pranga kanë rënë 5 persona dhe 7 të tjerë po procedohen në gjëndje të lirë.
Gjatë finalizimit të operavionit të koduar “Pagesa e fundit” janë sekuestruar dhe 3 automjete, aparate celularë, kartmonedha dhe sende që i përkasin veprës penale.
Specialistët e Seksionit kundër Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës pas një pune hetimore 3-mujore me metoda speciale, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar, ”Pagesa e fundit ”.
Si rezultat janë arrestuar dhe ndaluar shtetasit:
1. Fillor Muçellari 66 vjeç, banues në Durrës;
2. Fatjona Gj., 28 vjeçe, banuese në Durrës;
3. Alma H, 41 vjeçe ,banuese në Durrës;
4. Lutfije Ç, 47 vjeçe, banuese në Durrës;
5. Liko Torra 60 vjeç, banues në Durrës, i ndaluar, taksist;
Si dhe janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit:
6. R.S., 27 vjeç, banues në Mamurras;
7. Sh.K., 73 vjeç, banues në Durrës, taksist;
8. K.M., 60 vjeç, banues në Durrës;
9. G.H., 67 vjeç, banues në Durrës;
10. P.L., 30 vjeç, banues në Durrës;
11. Sh.A., 27 vjeç, banues në Durrës;
12. K.Sh. 50 vjeç, banues në Durrës.
Mekanizmi i ngjarjes
Shtetasit e arrestuar, në rolin e ndërmjetësve gjenin klientët, të cilët më pas nëpërmjet dy taksistëve, shtetasve Liko Torra dhe Sh.K. ua dërgonin në hotele të ndryshme të qytetit të Durrësit, në vendin e quajtur “Shkëmbi i Kavajës” si edhe në banesat private të personave të mësipërm, kundrejt pagesës 50-100 €.
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:
• 3 automjete;
• kartëmonedha;
• aparate celularë;
• sende që i përkasin veprës penale.
Operacioni vijon për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale: “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Mbajtje të lokaleve për prostitucion”, në ngarkim të shtetasit Fillor Muçellari;
• “Prostitucion”, parashikuar në nenin 113 të Kodit Penal në ngarkim të shtetaseve Fatjona Gj, Lutfije Ç., R.S. , K.M., G.H. , P.L. , Sh.A. dhe K.Sh.
• “Prostitucion” dhe “Shfrytëzim prostitucioni” në ngarkim të shtetases Alma H.;
• “Moskallëzim krimi” në ngarkim të shtetasve Liko Torra dhe Sh.K.
Sigal