Pogradec, kamioni humb drejtimin dhe del nga rruga, plagosen dy persona

44
Sigal

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Bishnicë të Pogradecit.

Raportohet se një kamion ka humbur drejtimin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit 43 vjeçari me iniciale Xh. Ç., dhe pasagjeri 26 vjeçari me iniciale L. Ç., të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin e Pogradecit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.07.2023, rreth orës 04:18, në fshatin Bishnicë, Pogradec, shtetasi Xh. Ç., rreth 43 vjeç, duke drejtuar automjetin tip kamion “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi L. Ç., 26 vjeç, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin e Pogradecit.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.