Shkon 33 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë

381
Sigal

Dy raste të reja janë shënuar me koronavirus në Kosovë, duke çuar numrin e të infektuarve në 33.
Njoftohet se rastet e reja janë nga fshati Vrapçiç i Gjilanit dhe fshati Domanek i Malieshvës.
Këtë e ka bërë të ditur IKSHPK përmes një njoftimi për media.IKSHPK njofton se deri më sot janë kontaktuar 560 kontakte të rasteve që kanë rezultuar pozitiv.
“Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 560 kontakte të rasteve që kanë rezultuar pozitive”, thuhet në njoftim.