Alarmi i OBSH: Kujdes stafin mjekësor, virusi mbijeton në ajër

480
Sigal

Organizata Botërore e Shëndetësisë po shqyrton marrjen e masave për stafet mjekësore, pasi një studim i ri tregoi se koronavirusi mund të mbijetojë në ajër.

Dr.Maria Van Kerkhove, drejtoresha e OBSH tha për njësinë e sëmundjeve se virusi transmetohet përmes stërklave ose piklave të lëngshme, kryesisht përmes teshtimës apo kollitjes,.

Ajo tha se është shumë e rëndësishme që punonjësit e kujdesit shëndetësor të marrin masa shtesë kur punojnë me pacientët.

Zyrtarët e OBSH thanë se sëmundja respiratore përhapet përmes kontaktit njerëzor, nga stërklat që dalin nga teshtima dhe kollitja si dhe nga viruset e mbetura në objekte.

Por virusi mund të qëndrojë në ajër pezull, në varësi të disa faktorëve si nxehtësia dhe lagështia.

Shkencëtarët po studiojnë se si e ndikon lagështia, temperatura dhe rrezet ultravjollcë këtë virus.

Zyrtarët e OBSH thonë se stafet mjekësore duhet të veshin të ashtuquajturat maska N95, të cilat filtrojnë rreth 95 përqind të lëngjeve dhe të piklave që ngelin në ajër.