Po shkonte të merrte turnin, si ndodhi aksidenti ku humbi jetën efektivi i policisë (VIDEO)

272
Sigal

Nuri Malaj, punonjës policie në policinë e Vlorës, humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e sotme ndërsa automjeti me të cilin udhëtonte u përplas dhunshëm me një automjet tjetër.

Sipas dinamikës së ngjarjes automjeti tip Benz me të cilën udhëtonte viktima është përplasur nga një automjet tip BMW, që ka rrëshkitur si pasojë e lagështirës duke kaluar në korsinë e kundërt dhe duke u përplasur me automjetin e viktimës.

Në momentin e aksidentit efektivi 56 vjeçar, mendohet se po shkonte në punë të merrte turnin.

Aktualisht drejtuesi i BMW ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.