“Po nuk takove njerëzit në terren nuk kupton asgjë”, Meta: Ja 2 gjërat e rëndësishme që nevojiten për ndryshimin e Shqipërisë

173
Sigal

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Pushteti”.

Ai ka deklaruar se pasioni për të vizituar vende të ndryshme të Shqipërisë i ka lindur pas shoqerimit me poetin e madh shqiptar, Dritëro Agollin.

Meta thekson se po nuk dole të takohesh me qytetarët , atëherë nuk kupton asgjë nga problemet e vendit.

Më tej, Meta thotë se Shqipërisë i nevojiten vetëm 2 gjëra për të ndryshuar, që janë vota e lirë dhe referendumet.

Pjesë nga biseda

Kam parë diçka që nuk ka ndryshuar te ju. Ju keni zgjedhur të mos qëndroni në Presidencë, por të kaloni kohë përreth Shqipërisë. Është strategji?

Meta: Kështu ndërtohet njeriu dhe unë kështu jam ndërtuar, dhe kam patur një mik të jashtëzakonshëm, shkrimtari Dritëro Agolli, kur isha i ri, dhe rrija gjithë ditën me të. Më dukej vetja i rëndësishëm kur rrija me të. Dritëroi nuk rrinte dot në Tiranë , por donte të shkonte sa më shumë në vendet e Shqipërisë dhe sdëshironte të flinte ne shtëpitë e shqiptarëve dhe të mësonte nga ata. Ndiehj i plotësuar. Këtë e kam të natyrshme. Po nuk takove njerëzit, nuk kupton asgjë. Është e vetmja mënyrë për të kuptuar si pulson Shqipëria dhe cilat janë problemet e saj. Shqipëria jonë është e jashtëzakonshme. Vetëm 2 gjëra i duhen, vota e lirë dhe e paprekshme, dhe të instalojë njëherë e përgjithmonë ligjin e referendumeve. Në momentin që bëjmë këtë gjë ne do jemi Zvicër.

A do zgjidhet Presidenti me Referendum?

Meta: Pa diskutim. E kam thënë më parë. Edhe Ilir Meta kandidon. Dhe mazhoranca që ishte e pakënaqur me mua, mund të kishte kandidatin e saj.

Shpopullimi i Shqipërisë

Meta: Eja shkojmë në gjithë Shqipërinë, të shkojmë në Kolonjë përshembull po i gjetëm 10 të rinj aty do isha shumë i lumtur.

Kemi qytete të mëdha ku ka më shumë vdekje sesa lindje.

Meta: Unë kam folur prej kohësh për shpopullimin e vendit, e kam thënë dhe e përsëris, ikën nga një shtetas në vendet e rajonit, por ikin me dhjetëra nga Shqipëria. Këtu nuk kemi të bëjmë me një raport normal. Dhe kush largohet? Largohen njerëzit që duan dhe kërkojnë standarte. Mekanizmi është tek llogaridhënia, mëkatet i ka politika, jo populli. Populli ka përfjetuar teatrin në TV por edhe dramën nëpër shtëpi. Shko dhe shiko në shtëpi të bukura ke për të gjetur vetëm nga 2 të moshuar.