“Po flemë mbi grur”! Fermerët po dështojnë! Çmimi është përgjysmuar, nuk dalin as kostot

73
Sigal

Bujqit e Grabjanit në Divjakë po e korrin grurin duke e ditur se çmimi që do ta shesin, është i ulët. Skënder Hoxha vitin e kaluar mbolli 40 dynym sipërfaqe me grurë, por këtë vit ai e shtoi sipërfaqjen pas thirrjes se ministrisë së bujqësisë, por çmimi u përgjysmua.

Çmimi që kërkohet prej 2800 lekë që sipas Skënderit nuk justifikon as koston.

“Pata 40 dynym grurë, e shtova sipërfaqen se na tha Ministrja mbillni grurë se do ju suvbvencionojmë, këtej rri gruri e fle” -tha Skënder Hoxha, bujk.

Ndryshe nga viti i kaluar ku ai e shiti grurin me 50 mijë lekë ku këtë vit çmimi është përgjysmuar gjë që nuk i leverdis ta shesë. Për më shumë se katër ditë Skënderi po fle bashkë me grurin e korrur në pamundësi për ta magazinuar dhe pa interes për ta shitur.

Por si Skënderi janë dhe qindra fermerë të tjerë, të cilët nuk janë dakord me çmimin dhe në mungesë të ambienteve magazinuese ata e kane hapur grurin në ambientet e pallateve dhe oborreve duke bërë roje ditë e  natë në pritje të rritjes së çmimit të grurit.

“Mbollëm shtatë hektarë grurë, plehun e kemi blerë me 130 mijë lekë kuintalin dhe ja ku e ke nuk kemi ku ta mbajmë do e futim tek shpia ku ta çojmë në vend tjetër?”– tha një tjetër.

Por, shumë të tjerë e kanë lënë arën pa korrur në pritje të rritjes së çmimit.