Plazhi i vetëm publik në Apolloni të Durrësit zaptohet nga privati: Një person ka bërë çadrat me pagesë

313
Sigal

Zhdukja e plazheve publike dhe zaptimi i tyre nga persona, që mbijnë krejt papritur është një shqetësim që nuk po i jepet fund. Çdo plazhi në Shqipëri i ka dalë pronari dhe të gjithë pushuesit duhet të paguajnë për të pushuar.

Privatizimi i plazheve publike në sezon nuk ka munguar as këtë vit. Së fundmi një qytetar ka dërguar në redaksi një denoncimi lidhur me privatizimin e plazhit të Apollonisë në Durrës. Qytetari shkruan se një person ka zaptuar territorin duke bërë çadrat me pagesë.

Denoncuesi shkruan se një person ka përvetësuar plazhin publik, duke vendosur 70 çadra me pagesë duke bërë që pushuesit, të cilët e zgjedhin plazhin duke e menduar se është publik, të largohen ose të detyrohen të paguajnë.