Po e ndiqte Policia, përplaset dhe përmbyset mjeti në Vlorë, i plagosuri nga spitali përfundon në komisariat

60
Sigal

Një automjet i cili po ndiqej nga Policia është përplasur dhe përmbysur në Vlorë.

Automjeti fillimisht i ka shpëtuar policëve në rrugën e ‘Centrales’, por më pas u përplas me një mjet tjetër dhe ngeli ‘kokë poshtë’.

I plagosuri nga ky aksident është dërguar menjëherë në spital, ndërkohë që më pas është shoqëruar në komisariat me pranga në duar pasi kishte marrë vetëm plagë të lehta.