Sulm me armë në Teksas, plagosen 13 persona, dy prej tyre në gjendje kritike

178
Sigal

Një sulm me armë ka ndodhur në Austin të Teksasit mëngjesin e së shtunës. 13 persona janë plagosur, dy prej të cilëve në gjendje kritike për jetën.

Gjashtë prej tyre janë dërguar në spital dhe katër të tjerë për trajtim mjekësor.

Autori është në arrati, por Policia ka dhënë një përshkrim të tij dhe i ka kërkuar qytetarëve të qëndrojnë larg vendngjarjes.

Nga ana tjetër dyshohet që një bandë të jetë e përfshirë në këtë ngjarje, por motivet janë ende të paqarta.