Po dilte nga shkolla, motori përplas gjimnazisten në Vlorë, përfundon me plagë në spital

128
Sigal

Një aksident ka ndidhur në rrugën përballë gjimnazit Ali Demi në Vlorë ku një motor ka përplasur një gjimnaziste 17-vjeçe.

Për pasojë kjo e fundit ka mbetur e plagosur së bashku me drejtuesin e motorit, 19-vjeç. Të dy janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se vajza ka dalë nga shkolla dhe është futur në rrugë dhe nuk e ka parë motorin. Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.