Panairi i Librit në Tiranë do të organizohet online

69

Pas njoftimit se Ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë leje për mbajtjen e edicionit të 23-të të panairit të librit për shkak të gjendjes së epidemisë në vend, organizatorët kanë vendosur që ky panair të organizohet online.

“Gjatë ditëve të tij, botues, shkrimtarë, poetë, përkthyes, lexues dhe njerëz të kulturës do të takohen për diskutime librash, prezantime titujsh të rinj, por edhe tryeza debatesh, në live stream, ose në mjedise fizike, duke respektuar të gjitha kushtet e sigurisë, thuhet në njoftimin e shoqatës së botuesve të Shqipërisë.

Njoftimi:

Njoftim për organizimin online të Panairit të 23 të Librit – Tirana 2020

Sot u zhvillua mbledhja e zgjeruar e kryesisë së Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, me temë: Organizimi online i Panairit të 23 të Librit të Tiranës, në kushtet e pandemisë Covid-19.

Të bindur që Panairi i Librit është një ngjarje madhore, e cila nuk duhet t’i mungojë qytetit të Tiranës, por edhe lexuesve nga gjithë vendi, të gjithë të pranishmit ishin të një mendjeje për organizmin, në ditët e caktuara që më parë, të një Panairi Libri, kësaj here në një edicion special, kryesisht online, për shkak të pandemisë.

Ky Panair do të karakterizohet nga një bashkëpunim i gjerë i botuesve shqiptarë.

Gjatë ditëve të tij, botues, shkrimtarë, poetë, përkthyes, lexues dhe njerëz të kulturës do të takohen për diskutime librash, prezantime titujsh të rinj, por edhe tryeza debatesh, në live stream, ose në mjedise fizike, duke respektuar të gjitha kushtet e sigurisë.

Që sot ka filluar puna për organizimin e Panairit të Librit Online.

Qendra e këtyre veprimtarive do të jetë qyteti i Tiranës që këtë vit ka 100-vjetorin e tij.

Shoqata e Botuesve Shqiptarë