Po dërgonte fëmijët në shkollë, qëllohet me dy plumba lezhjani

320
Sigal

Plagoset me armë zjarri një shtetas në kodër të fshatit Balldre. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur me dy plumba në bark shtetasi Hil Gjini.

Burimi paraprak bëjnë me dije se autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Gj.Gj., banor i fshatit Balldre.

Sipas banoreve, Hila sapo kishte dalë nga shtëpia për të dërguar fëmijët në shkollë, ndërsa është përballur me një bashkë fshatar të tij, i cili e ka qëlluar me dy plumba në bark.

Gjatë gjithë kohës Hil Gjini ka qëndruar në automjetin e tij me fëmijët dhe bashkëshorten deri sa ka mbërritur policia dhe autoambulanca.

I dëmtuari është dërguar në spitalin e Lezhës në gjendje të rendë.