Plazh dhe trafik, në Vlorë harrohet virusi

391
Sigal

Vlonjatët pas shpalljes së Vlorës qytet i gjelbër kanë anashkaluar disi rregullat e diktuara nga përhapja e Covid-19 dhe kanë shfrytëzuar bregun e detit për të marrë rreze dielli. Përgjatë gjithë bregut ka patur dhe qytetarë që kanë lënë plazhin pas ndërhyrjes së policisë.

Ndërsa në zona të caktuara brenda qytetit të Vlorës ka pasur dhe trafik sikur të ishte një ditë normale në një kohë kur fundjava do të ishte vetëm e pensionistëve dhe e prindërve me fëmijë. Pandemia duket se është harruar nga banorët e këtij qyteti bregdetar. Kujtojmë këtu që në Vlorë vetëm 5 persona u infektuan dhe një prej tyre ndërroi jetë. Të tjerët u shëruan.

Opertatorët turistikë që prej ditësh ankohen për vonesën e çeljes së sezonit dhe kanë shumë paqartësi në lidhje me masat që duhet të marrin janë mbledhur nga Kreu i Bashkisë Dritan Leli. Mbrëmjen e së premtes ata u takuan në një orar kur duhet të ishin të izoluar dhe simbolikisht çelën sezonin veror. Leli garantoi se janë përmbushur protokollet shëndetësore që tursitët që vijnë në Vlorë.