Plas sherri në një familje në Korçë, burrë e grua rrahin njëri-tjetrin

44
Sigal

Një konflikt që ka degraduar në dhunë fizike ka ndodhur mes një çifti në Korçë. Burrë e grua, për motive të dobëta kanë dhunuar me sende të forta njëri-tjetrin. Të dy janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen me inicialet M. K., 37 vjeçe dhe shtetasin me inicialet E. L., 42 vjeç, banues në Korçë (bashkëjetues), pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.