Aplikimet për bursa deri në janar, 350 kuota për programet e shpallura prioritet kombëtar

65
Sigal

Procesi i regjistrimeve në universitete është përmbyllur plotësisht, ndërsa ka nisur faza e aplikimit për të rinjtë që përfitojnë bursa. Për programet e studimit që janë shpallur me prioritet kombëtar janë përcaktuar 350 kuota nga ministria e Arsimit, të cilat do t’iu shpërndahen universiteteve sipas kërkesës.

Listës së 40 degëve prioritare i janë shtuar edhe arsimi parashkollor e ai fillor. Po ashtu edhe degët, Histori-Gjeografi, Inxhinieri Matematike e Fizike, Inxhinieri e Naftës dhe Gazit si dhe Zootekni dhe Siguria e Produkteve Blegtorale.

Numri më i madh i këtyre degëve figurojnë në universitetin bujqësor të Tiranës, ku ndryshe nga viti i kaluar, nuk ka rrezik për mbyllje programesh. Në këtë vit akademik, sipas statistikave të rrjetit akademik shqiptar, rezultojnë të regjistruar në 40 degët e shpallura me prioritet kombëtar rreth 900 studentë