“Plas” sherr mes kryeinfermierit dhe mjekut në spitalin e Traumës në Tiranë, konflikti degjeneron në dhunë fizike, arsyeja…

219
Sigal

Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur ditën e sotme në ambientet e brendshme të Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë.

Burime pranë këtij spitali bëjnë të ditur se në orët e paradites, kryeinfermieri i Ortopedisë së Parë me inicialet O.K është konfliktuar fizikisht me mjekun kirurg ortoped J.R.

Shkak mësohet se është bërë një pacient të cilin mjeku në fjalë e kishte në dhomën e vizitës, por kryeinfermieri i ka kërkuar pacientit të dilte jashtë. Në këtë moment ka nisur konflikti mes tyre i cili ka degjeneruar deri në dhunë fizike, por ndërhyrja e personelit tjetër dhe pacientëve në korridor ka shmangur pasojat e mëtejshme.

Burimet pranë spitalit, thanë se mjeku J.R e ka referuar ngjarjen edhe në Drejtorinë e SUT.