Plagosje me armë zjarri në Krujë, ambulanca nuk shkon dot te i plagosuri

29
Sigal

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot në fshatin Bruz të Krujës. Fshati në fjalë ndodhet në Zall të njësisë administrative Cudhi të Krujës.

Nuk dihet ende identiteti i të plagosurit apo rrethanat e ngjarjes, ndërsa mësohet se autoambulanca ka mbërritur deri në vendin e quajtur “Kroi i madh” pasi e ka pasur të pamundur të udhëtojë më larg, për shkak të ngricave dhe terrenit.

Sakaq, i plagosuri po transportohet me një fuoristradë nga familjarë të tij, deri te autoambulanca.