Mori një plumb në kraharor, zbardhet identiteti i 40-vjeçarit të plagosur në Krujë

30
Sigal

Zbardhet identiteti i personit të plagosur sot në fshatin Bruz të Krujës. Mësohet se i plagosur ka mbetur Agron Asllani, rreth 40 vjeç. Raportohet se ai ka marrë një plumb në krahë, dhe se është transportuar drejt spitalit të Traumës.

Sakaq, paraprakisht dyshohet se është plagosur nga një bashkëfshatar për motive të dobëta.

Më herët raportuam se autoambulanca mbërriti deri në vendin e quajtur “Kroi i madh” pasi e ka pasur të pamundur të udhëtojë më larg, për shkak të ngricave dhe terrenit. Sakaq, i plagosuri u transportua me një fuoristradë nga familjarë të tij, deri te autoambulanca.