Plagosja e tre të rinjve/ Policia greke arreston njërin prej autorëve dhe identifikon tjetrin. Dyshohet se janë shqiptarë

34
Sigal

Një ngjarje e rëndë u raportua të dielën në Greqi, ku tre persona janë qëlluar me armë zjarri, ndërsa sipas mediave helene, protagonistët janë shtetas shqiptar.

Policia greke, ka arritur të arrestojë një prej autorëve, i cili nuk dihet nëse është personi që qëlloi me armë zjarri, apo shoqëruesi. Po ashtu bëhet me dije se është identifikuar edhe autori i dytë.

Tre të rinjtë nga Kreta kishin shkuar në Athinë me shokë të tjerë dhe dolën të premten mbrëma (15.12.2023) në zonen e njohur si Gazi për festën e beqarisë së një shoku të tyre, i cili do të martohet më 29 dhjetor. Ata kaluan nëpër klube të ndryshme të zonës dhe përfunduan në një nga dyqanet më të njohura rreth orës 03:00.

Njëri prej tyre bërtiti në një kohë kur po kalonte një xhip i zi. Nga makina zbresin dy persona, të cilët fillojnë të debatojnë me të rinjtë greke.

Njëri nga të dy e goditi njërin nga grupi i Kretës dhe të tjerët reaguan, duke bërë që i dyti të nxirrte armën dhe të qëllonte mbi ta.