Plagosi me thikë bashkëshorten dhe u arratis nga vendngjarja, 46-vjeçari njihet sot me masën e sigurisë

87
Sigal

Aleko Myrtellari, i cili plagosi gruan e tij, Marjola Myrtellari, do të dalë sot para gjykatës së Korçës, ku do të njihet me masën e sigurisë.

Tre ditë më parë, 46-vjeçari u vetëdorëzua në polici pas disa ditësh në arrati. Ndërkohë, 38-vjeçarja ndodhet tek Trauma, ku u transportua para dy ditësh me helikopter për të marrë një ndihmë më të specializuar mjekësore.
Kujtojmë se çifti Myrtollari jetonin me qira në lagjen nr 10 të qytetit të Korçës.

Çifti janë prindër të 3 fëmijëve ndërsa në këtë zonë nuk kishin as 1 muaj që kishin shkuar për të banuar me qira. Para se të kryente plagosje, autori kishte larguar fëmijët nga banesa. Banorët e zonës nuk dinë nëse çifti ka pasur më përpara konflikte apo jo pasi janë banorë të rinj të zonës, por thonë se konsumonte alkool ndërsa hetimet e policisë do të zbardhin të gjithë ngjarjen paraprakisht nga grupi hetimor dyshohet për shkaqe xhelozie.