Makina përplas biçiklistin në Vaqarr, dërgohet me urgjencë në spital

274
Sigal

Një person i cili po udhëtonte me biçikletë është aksidentuar nga një makinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:13, në rrugën e fshatit Prush, Vaqarr.

“Mjeti me drejtues E.B., ka aksidentuar një biçiklist ende i paidentifikuar, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.