Aksident tek ish- sheshi “Shqiponja”, makina përmbyset brenda në tunel

272
Sigal

Një makinë është aksidentuar paraditen e sotme në një nga tunelet e hapura për kalimin e automjeteve në zonën e ish-Shqiponjës.

Siç duket edhe nga këto pamje, makina është kthyer përmbys duke shkaktuar dhe vështirësi në qarkullim.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Ndërsa nuk ka dalë ende me një informacion zyrtar mbi aksidentin dhe nuk dihet nëse ka të plagosur.