Piqerasi dhe piqerasjotët mirënjohje Presidentit të Republikës, Ilir Meta

822
Sigal

Nga Agron MEMA

Me rastin e dekorimit  me “Urdhërin e Flamurit” nga ana e Prsidentit të Republikës, Shkëlqesisë së tij, z. Ilir Meta, dhënë Heroit të Popullit  Vasil Laçi, me rastin e 79 -vjetorit të aktit heroik me atentatin ndaj Viktor Emanuelit III dhe ekzekutimit të tij nga qeveria kuislinge e kohës, kanë reaguar edhe banorët e fshatit Piqeras të Bregdetit të Sarandës, fshat nga ku është bir Vasil Laçi. Pavarësisht se veprimi i Presdidentit Meta u lakua nga me retorika të ndryshme në shtypin e shkruar dhe atë elektronik,  pavarësisht se vetë Heroi i Popullit,  lakohet për motivin e kryerjes së aktit, që e çoi emrin në altarin heroik dhe sakrificë të jetës së tij, banorët e Piqerasit i shprehin mirënjohjen Presidentit të Republikës së Shqipërisë, për këtë vlerësim që i bëhet djalit të fshatit të tyre, duke hedhur poshtë me neveri përgojimet dhe përdorimet dashakeqëse të pseudopatriotëve  që  “Për inat të sime vjehrre, vete fle me millonanë”. Mund të kenë inat luftëtarët  antifashistë të LANÇ-it që dekorohen nga Presidenti, po kjo nuk u jep të drejtën t’i veshin Vasil Laçit etiketime që as nuk i ka pasur ndërmend. Më poshtë po postojmë letrën mirënjohëse të fshatit Piqeras drejtuar Presidentit Ilir Meta nëpërmjet faqeve të gazetës “TELEGRAF”.

Letra / Republika e Shqipërisë, Këshilli i Fshatit Piqeras, dt 29 Maj 2020

Zoti President i Republikës!

Në emër të banorëve të fshatit Piqeras shprehim mirënjohjen e thellë për Ju, për vlerësimin dhe nderimin më të lartë që i bëtë birit të shtrenjtë të fshatit tonë, atentatorit trim Vasil Laçi, si simbol i qëndresës ndaj pushtuesit të huaj, për sakrificën sublime dhe vetëflijimit për lirinë e atdheut.

PËR KRYESINË E FSHATIT

 KRYETARI

Niko NINO ( firma dhe vula)