Përse ka dy standarte për tenderat nga organet e hetimit ?!

184
Sigal

SPAK duhet të nisi hetimet për skandalin e tenderave, ku respiratorët në QSUT u ofruan me 3 fishin e çmimit nga e njëjta kompani e cila çoi në pranga drejtorin e RTSH. Kompania e rekomanduar nga drejtori i QSUT-së, është e njëjta që fitoi tenderin e respiratorëve në kulmin e covid-19, ku mjekët e kujtojnë se nga 54 respiratorë, kjo kompani solli vetëm 5

Ja si nuk nisen hetimet për skandalin e tenderave,ku respiratorët u ofruan me 3 fishin e çmimit për të njëjtën  kompani, e cila çoi në pranga drejtorin e RTSH-së Thoma Gellci

 

Kompania e cila çoi në pranga drejtorin e RTSH-së Thoma Gellci, është e njëjta kompani  e rekomanduar nga drejtori i QSUT-së, që fitoi tenderin e respiratorëve.Mjekët kujtojnë që nga 54 respiratorë, kjo kompani solli vetëm 5

 

Kompania e cila fitoi me çmimin më të lartë tenderin e aparaturave për RTV Agro dhe që çoi në pranga drejtorin e RTSH-së Thoma Gellci, është e njëjta kompani e cila u shfaq edhe në shëndetësi në kohën e pandemisë.

Të  gjithë e mbajnë mend që kjo kompani e rekomanduar nga drejtori i QSUT-së, fitoi tenderin e respiratorëve në kohë pandemie.

Mjekët kujtojnë që nga 54 respiratorë, kjo kompani solli vetëm 5 megjithëse kishte deklaruar që do i sillte ato brenda 20 ditëve. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në vend që të ndërpriste marrëdhëniet kontraktuale, e priti këtë kompani deri në muajin Qershor, por asgjë nuk u solli.

Për kronikë, spitalet u pajisën me respiratorët e rinj vetëm në muajin dhjetor, ndërsa firma që pati detyrën ti sillte nuk pësoi asnjë konsekuencë derisa ka vazhduar me tendera në RTSH. Gjthashtu, mjekët e Sanatoriumit kujtojnë që këto respiratorë nuk u përdorën fare dhe u dërguan në pediatri, pasi ishin të papërdorshëm kundër Covid-19.

Kjo firmë e cila kishte filluar të operonte në shëndetësi që në vitin 2018, përnjëherë pasi kishte filluar punë Joti, kishte si eksperiencë pune vetëm shitjen e disa defibrilatorëve dhe ndonjë ECG të cilat nuk e kalonin vlerën e 30 mijë euro-ve.

Duke parë këto fakte, të gjithë habiten se si SPAK nuk nis hetimet edhe për këto tendera dhe rekomandime në shëndetësi ku respiratorët Kinezë janë ofruar me 3 fishin e çmimit, pavarësisht se u ble një sasi e vogël dhe pacientët u lanë pa aparaturat e nevojshme për 8 muaj me shpresë që TBS96 do ti sillte ato.

Gjithashtu, shumë pikëpyetje ka ngjallur Z. Joti edhe në tenderin e mirëmbajtjes. Më datë 30 Shtator 2021, gazeta “Telegraf” denoncoi se ka zëra brenda QSUT-së që thonë që tenderi i mirëmbajtjes ishte qokë për kancelarin Austriak Z. Kurtz. Si me magji, pas 5 ditësh zoti Kurtz dha dorëheqjen pasi prokuroria austriake e akuzon si të përfshirë në një aferë ku ai ka tentuar për të favorizuar një kompani. Gjithçka është për tu hetuar dhe konfirmuar.

 

o prokuroria jonë, çfarë bën???!!! A do të nisi hetimet për këtë tender, apo do ti lihet kohës për tu parë ?

Nëse tenderi do të vazhdojë, ky ka qenë një trillim për të justifikuar një megavjedhje. Nëse ai do të ndërpritet, zërat mund të jenë të vërtetë. Gjithsesi, koordinimi Manastirliu – Joti për një tender të rëndomtë që normalisht mirëmbajtja i bëhet me më pakë se 100 mijë euro në vit, vlen për tu hetuar.