Dimër në pranverë: Si do jenë temperaturat në ditët në vijim?

154
Sigal

Këto ditë prilli kanë qenë një miks i të gjitha stinëve. Mëngjeset me shi ua lënë vendin drekave të nxehta dhe në darkë, freskohet përsëri.

Sipas sinoptikanëve, kjo në fakt, është një ditë tipike pranverore.

Megjithatë, për shkak se gjatë 20 viteve të fundit nuk i kemi përjetuar reshjet e dëborës, ose kanë qenë të rralla, për shkak të ndryshiemve klimatike, tani na duket diçka jo shumë normale. Nëse pyesim prindërit tanë, do të thonë se pranvera duket pikërisht kështu.

Parashikohet se pranvera do të mbyllet e tillë deri në fund. Prilli do të jetë i freskët dhe po ashtu edhe maji, megjithëse ky i fundit do rezervjë ca ditë të ngrohta.

“Në maj do kemi shanse për plazh, futet java e parë me temperatura 23-24. Do jetë mesi i majit, nga data 10-20 apo 25 që do ketë ditë me temperaturë të larta. Nuk ka parashikime që maji të ketë ditë shumë të nxehta sepse këto do i presim në qershor, korrik ose gusht”, u shpreh sinoptikanja Lajda Porja.

Sa për motin e paqëndrueshëm, duket se ai do të na shoqërojë edhe përgjatë kësaj jave. Një këshillë e vogël: Mos i hiqni ende xhupat dhe xhaketat nga garderoba.