Intervista/ Abdulla Omuri Kreu i Shoqatës së Invalidëve: Do nisim protestat, reformat nuk po zgjidhin ngërçin e problemeve sociale

56
Sigal

Flet Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Punës, Abdulla Omuri

Do nisim protestat, reformat nuk po zgjidhin ngërçin e problemeve sociale

Intervistoi Biora Vojka

Problemet e shtresave në nevojë që kanë të bëjnë me pensionet vazhdojnë  të mbeten të pazgjidhura. Ndër problemet kryesore për këto shtresa mbetet niveli i ulët i pensioneve dhe problemet me ndihmën shëndetësore. Në lidhje me këto probleme dhe me mospërfshirjen në programet politike të problemeve të këtyre shtresave ka folur Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Punës Abdulla Omuri. Zoti Omuri thekson se nuk po merren në konsideratë nevojat e këtyre shtresave dhe po përflitet për nisje protestash.

 -Zoti Omuri, a kanë marrë zgjidhje problemet që i kanë shqetësuar invalidët e punës në lidhje me pensionet dhe si është situata deri tani ?

Duke parë gjendjen ekonomike të invalidëve të punës, qoftë nga ana sociale qoftë shëndetësore të tyre, shikoj që reformat nuk janë të presupozuara  të japin zgjidhje. E para, të ardhurat e tyre nuk mjaftojnë për një familje prej 4 personash , sepse  sot jetojnë – 2 dollarë në ditë në varfëri ekstreme . Pra nëse sipas të ardhurave që paraqiten nga ekspertët më të mirë në Shqipëri në fushën e sigurimeve shoqërore apo jurisprudencës duhet që një familje prej 4 vetash deri në 5 persona në familje pensioni duhet të jetë 39300 lekë , pra aktualisht ato marrin 16000 lekë invalidët e plotë dhe 50% të këtij pensioni marrin invalidët e pjesshëm, të cilët janë me të drejtë pune.

A mund t’a quajmë të integruar në shoqëri këtë shtresë, nëse kemi parasysh punësimin?

Sot në Shqipëri kemi mbi 29.000 mijë persona që janë me të drejtë pune dhe për hir të së vërtetës duhet të pranojmë se vetëm në administratën shtetërore janë 212 veta dhe në administratën private janë 312 veta, atëherë kjo kupton që mbas ligjit për nxitjen e punësimit 15 ligji nr 15 datë 24.04.2019 përcakton që çdo 25 punonjës punëdhënësi duhet të punësojë një invalid pune, po t’i referohemi kësaj shifre është e barabartë sot në administratën shtëtërore  duhet të kemi  4474 invalidë punë  që janë me të drejtë pune të punësuar.Ndërkohë është e kundërta .

Mbi të gjitha duhet të dallohet që në termat për integrimin e punësimit , invalidët duhet mbi të gjitha të integrohen në shoqëri  dhe bota perendimore merr përsipër më tepër integrimin e këtyre njerëzve në shoqëri ,sesa pagesën e tyre.Që t’a bëjmë më të kuptueshme, nuk vlen pagesa kur bëht fjalq për t’i heq psikozën se nuk është i dobishëm për shoqërinë dhe familjen.

 A ka qendra të rehabilitimit dhe pushimit?

Mungojnë, ne sot nuk kemi një institut rehabilitimi në Shqipëri, ku njeriu të paktën kur sëmuret gjatë kohës duhet të riaftësohet që të jetë i aftë siç e ka gjithë bota institucionet rehabilitimit fizik apo shëndetësor .Edhe ato që janë s’janë në funksion të qytetarëve.

  1. Omuri më lart thatë se qendrat e riaftësimit nuk përdoren nga qytetarët, po nga kush shfrytëzohen atëherë?

Sot nuk ka asnjë shtëpi pushimi tek ne normalisht sepse ato janë dhënë sindikatave, pra ua ka dhënë me ligj qeveria. Një gabim që shtëpitë e pushimt sot nuk i gëzojnë dhe asnjë invalid nuk arrin të bëjë plazh apo të shkojë në shpia me shpenzimet që janë katastrofike më të ardhurat që marrin invalidët e punës.

Sipas statistikave paga e invalidëve nuk është rritur prej 7 vitesh, sipas jush cilat janë faktorët që e pengojnë?

Nuk e di se si vjen, këtu mungojnë politikat sociale , natyrisht ne do të marrim hapa të mëtejshme,  do  të bëjmë një dialog për të vënë në dijeni të gjithë institucionet shtetërore të qeverisë dhe do të marrim të drejtën tonë demokratike  drejt protestave , nuk mund të bëhet më! Por mos harroni që do të jetë një ndëshkim i qeverisë shumë i madh nëse do të dalin nesër njerëzit pa kamp me paterica rrugëve me karroca sepse direkt problemet sociale lënë shumë për të dëshiruar , pra në duhet të jemi të qartë nuk do shërojmë, ne i besojmë rrugës së dialogut, por ama nëse nuk realizohet ne do të ndjekim rrugët demokratike drejt protestave, është e pashmangshme  dhe sidomos dita ndërkombëtare që po afron (dita ndërkombëtare e personave me aftësi të kufizuara) mendoj që invalidët e punës do t’i gjej në rrugë sepse janë shumë gjëra që nuk janë marr parasysh , ka humbur konsultimi , nuk dialogohet për problemet sociale , nuk merren në konsideratë shqetësimet e tyre , indiferentizmi është shumë i keq, ndaj kësaj shtrese  është i pashoq.

Si e vlerësoni rolin e qeverisë dhe opozitës në vëmendjen që i kushtojnë invalidëve të punës?

Unë e vlerësoj shumë dialogun qoftë opozitë apo pozitë, qoftë kushdo që ka një mandate deputeti është i lirë të ngrej probleme sociale pavarësisht se nëse dëgjohet. E zeza në të bardhë ngelet thotë populli. Fakti ka treguar se askush nga deputët nuk e përmendi këtë shtresë në sesionin parlamentar të vitit 2021.

A i përfitojnë invalidët ilaçet falas sipas legjislacionit dhe bashkë me to edhe aparaturat mjeksore si aparatet e dëgjimit etj?

Në kushtet e pandemisë ka mjaft mungesa të ndoshta të ilaceve, por duhet të kemi parasysh që për diagnozat e vecanta vendosin mjekët dhe ka një komision spitali ose Ministria e Shendetësise . Ky është një kalvar vonese që rëndon shëndetin.

A është e mjaftueshme në përgjithësi ndihma mjekësore që jepet ?

Nuk është e mjaftueshme, jo vetëm që s ‘mjafton, por ilaçet janë e një cilësi jo të mire. Ilaçet e marra sot që t’i rimbursoj shteti janë të cilësisë së 3 ose 4 dhe nuk kryejnë efektin për diagnozën që ka, atëherë lind nevoja që të kemi ilace cilësore që të kemi nje shëndet cilësor.Ne kemi arritur disa biseda qoftë me qeverinë, qoftë me Ministrinë e Shëndetësisë , por dhe me OBSH që ne kërkojmë ilaçe jo për të kaluar rradhën,  por që të jenë efikase për shëndetin tonë sepse shpesh herë këto ilace që janë me rimbursim janë jashtë cilësisë dhe sigurisht bëhen subjekt i përkeqësimit të gjendjes shëndetësore .

Faleminderit!