Përrenjas, evakuohen 70 familje, ishin në rrezik nga shembja e shkëmbinjve

496
70 familje të fshatit Sutaj në Bashkinë e Përrenjasit janë evakuuar nga shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut nga shembja e një shkëmbi që ndodhet pranë zonës së banuar. Emergjencat Civile, Bashkia e Përrenjasit dhe Grupi i vullnetarëve të emergjencave civile kanë bërë të mundur strehimin e këtyre banorëve në çadra duke u mundësuar edhe veshje e ushqime. Por me gjithë këtë ndërhyrje, vetë banorët kërkojnë një zgjidhje afatgjatë pasi siç thonë vetë ata nuk mund të jetojnë në çadra me fëmijë apo njerëz të sëmurë.

Pranë banorëve të rrezikuar kanë shkuar edhe deputeti Taulant Balla dhe kryetarja e Bashkisë Miranda Rira të cilët kanë bërë thirrje për ndërhyrje të ushtrisë për një shkatërrim të kontrolluar të shkëmbit. Znj. Rira tha se situate është emergjente ndaj dhe kërkoi që zëri i këtyre banorëve të mos bjerë në vesh të shurdhët. Prej 10 ditësh qindra banorë të fshatit Sutaj janë seriozisht të rrezikuar nga shembja e shkëmbit që ngrihet mbi shtëpitë e tyre. Erozioni është bërë shkak që ky shkëmb të mos jetë i qëndrueshëm dhe të rrezikojë jetën e këtyre banorëve.
Sigal