Agallarët e Kuvendit/ Kullat gjigante të zyrtarëve zaptojnë trojet e kryeqytetit. Edhe pronarë dhe deputetët, ja emrat me figurat publike

175
Sigal

Tre kulla gjigante me 292 apartamente banimi e 30 zyra do të ndërtohen në truallin e ish-UET. Çdokujt që kalon në zonën e populluar i ka rënë në sy projekti gjigant i projektuar nga qeveria nën emrin e deputetit të PS Laert Duraj dhe ortakut të tij Orest Sota.

Sakaq ngjitur me kullat tek ish- UET, ndërmjet “Shkencave Sociale” dhe “Mesdhetarit” një tjetër kullë gjigande pritet të shtohet, falë ish –deputetit të PS dhe ish- anëtarit të Komisionit të Ligjeve, Alket Hysenaj, bashkë më dy figura të tjera publike nga radhët e medias, Zogaj dhe një ish-deputet i koalicionit të majtë.

Sota është biznesmen dhe pronar i kompanisë së ndërtimit “Eco Construction & Partners”. Rikujtojmë se ai i bleu kompaninë e birrës vëllait dhe babait të Alqi Bllakos, “ALNED 91”, për vlerën 100 mijë lekë të vjetra. 30-vjeçari cilësohet si një nga personat më të pasur në vend. Emri i tij u lakua pasi u kap me 800 mijë euro cash në makinë dhe dy patenta skafi të Saimir Tahirit, gjatë një kontrolli policor.

Universiteti në pronësi tashmë të vëllait të tij arkitekt Rudin Durajt me 51% të aksioneve, u zhvendos nga vendi historik tek ish-Porcelani, teksa trualli tek Bulevardi Gjergj Fishta do të kthehet në kulla për përfitim të ish-Drejtorit të Postës me lejen e Erion Veliajt dhe Edi Ramës dhe projeksion të vëllait të tij arkitekt sipas joq.

Qeveria ka miratuar VKM nr. 699, datë 26.08.2015, me status “Kolegj Universitar 2 vjeçar”, ku 4210 m2 tek ish-Porcelani ku gjendet UET sot, ia ka dhënë në përdorim Durajt për 99 vite si motiv i nxitjes së arsimit profesional.

Laert Duraj do i ndërtojë 3 kullat me 22 kate me paratë që ka zhvatur ndër vite si Drejtor tek Posta Shqiptare, për të cilën nuk u vu kurrë nën hetim nga SPAK.

Raporti i përbashkët i SHISH dhe AntiKrimit Ekonomiko-Financiar i është dërguar Drejtorisë së Parandalim-Pastrimit të Parave dhe BSH i ka hequr licencën Postës Shqiptare. Para të qarkulluara ilegalisht nëpërmjet Postës rezultojnë 300 mln. euro.