“Të dënuarit VIP me takime speciale në spitalin e burgut në Durrës, drejtori u merrte nga 1 mijë €”

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja mbi arratisjen e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, një person me precedentë të rëndë kriminalë. Sipas Hoxhës, rasti hedh dritë mbi mënyrën se si funksiononte pavioni i veçantë spitalor i përdorur nga të paraburgosur të profilit të lartë.

“Ndaj bëhet luftë për të shkuar në Durrës. Prandaj rri elita atje. Ajo që është prapë interesante është sesi funksiononte ky ambient. Në atë ambient duhet të shkosh pasi je ekzaminuar nga mjeku i burgut, që tregon se ka nevojë për trajtim të specializuar. Pra, disa nga të dënuarit përfitonin nga këto leje që jepeshin lehtësisht. Ndër favoret që ata kishin, ata bënin dhe takime speciale. Edhe krevatet që janë aty nuk janë as në spitale private. Në këtë ambient shkonin të paraburgosur VIP”, deklaroi Hoxha.
Kjo deklaratë përforcohet edhe më tepër nga burime për JOQ, të cilat bëjnë me dije se drejtori i burgut të Durrësit, Indrit Cerloj merr nga 1 mijë euro për të dërguar të burgosur në spitalin e Infektivit në Durrës, ndërsa një nga dhomat përdore nga të paraburgosur VIP për takime jozyrtare.
Sipas burimeve ambienti nuk shërbente realisht për vizita mjekësore, por për takime private, përfshirë edhe me prostituta.
Ngjarja e arratisjes së Altin Ndocit ka rikthyer vëmendjen mbi mënyrën e shoqërimit të të burgosurve drejt spitaleve civile dhe kontrollin institucional mbi lejet mjekësore, ndërsa pritet që autoritetet të hedhin më shumë dritë mbi akuzat e ngritura.
Sigal