Përrenjas, bashkia për ndërtimin e ujësjellësit shkatërron rrugën, ku u investuan 220 milion lek

552
Sigal

Banorët: “Pa uji ishim mësuar, por tani mbetëm edhe pa rrugë. Kërkojmë të rikthehet në gjendjen e mëparshme”

Në qytetin e vogël të Përrenjasit skandalet nuk kanë fund. Gazeta “Telegraf” këtë herë do ndalet në një tjetër denoncim, ku është shkatërruar një investim i bërë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Bëhet fjalë për aksin rrugorë Përrenjas- Rrashtan. Ky aks rrugorë është ndërtuar në vitin 2003 me një fond prej 220 milionë lekë të reja, por para një viti është shkatërruar nga një projekt i Bashkisë së Përrenjasit, ku kjo e fundit ka nisur punimet për ndërtimin e një ujësjellësi të ri. Punëtorët kanë hapur kanalet e këtij të fundit, mes për mes rrugës të ndërtuar me kushte bashkëkohore, duke e katandisur në pikë të hallit. Kanalet e ujësjellësit kanë mbetur të hapura dhe as që kujtohet njeri që të shkojë të paktën të shikojë se ç’po ndodh me këtë rrugë, e cila ka vetëm pak vite që është ndërtuar dhe tani është e shkatërruar komplet, duke i shkaktuar kështu dëme dhe buxhetit të shtetit. Kjo rrugë përpara  1 viti mirëmbahej nga familjarët, të cilët merrni ndihmë ekonomike, por tani ka muaj që nuk duket asnjë njeri për gjatë kësaj rruge, e cila ka mbetur në mëshirë të fatit. Bashkia e Përrenjasit, e cila e çoi në këtë  pikë as që e merr mundimin të bëjë diçka. Por ajo çka është dhe më skandaloze është fakti se, banorët e kësaj zone kanë mbetur tani dhe pa rrugë, sepse pa ujë, sigurisht që, ishin dhe mesa duket kështu do të mbeten, sepse ujësjellësi që është duke u ndërtuar as pritet të mbarojë ndonjëherë. Banorët thonë se, kjo është vetëm zhurmë, se po ndërtojnë diçka, por në fakt kur punimet të shkojnë deri në gjysmë do mbarojnë fondet, por ne jemi të dëmtuar, pasi ka u prish edhe rruga që ishte me parametrat e duhur. Sipas Xhemal Bregut, anëtari i Këshillit në Bashkinë e Përrenjasit njëherazi dhe banor i Rrashtanit thotë për gazetën “Telegraf” se, “mbetëm dhe pa rrugë tani, pasi të paktën pa ujë ishim mësuar se nuk kemi pasur ndonjëherë, por që të prishet dhe rruga këtë nuk e kishim menduar kurrë, pasi mes për mes rrugës së asfaltuar ashtë hapur një kanal i madh, i cili do të shërbejë për ndërtimin e ujësjellësit të fshati dhe do viheshin tubat. Deri tani ka mbetur ashtu, pa u mbyllur”. Rruga është ndërtuar në vitin 2003 dhe ishte në parametrat e duhura ndaj, banorët kërkojmë që bashkia të marrë masat dhe të shkojë për ta rikthej në gjendjen e mëparshme, sepse ndryshe do të përballet me protestat e tyre.