Përplasen dy makina në Tiranë, plagoset këmbësori

225
Sigal

Një person është plagosur këtë të premte si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Tiranë.

Policia bën me dije se dy makina janë përplasur në rrugën “5 Maj”, ku si pasojë e përplasjes është dëmtuar këmbësori shtetasi F.A.

Fatmirësisht këmbësori ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 15.01.2021, në rrugën “5 Maj”, janë përfshirë në përplasje dy mjete.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar këmbësori shtetasi F.A., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Të dy drejtuesit e mjeteve ndodhen në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.