“Shqiptarët po largohen nga mungesa e shpresës”, Kryemadhi: Rama takson intelektualët, ‘zhveshi’ nga taksat oligarkët

221
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ka nisur mëngjesin e sotëm me një takim me disa banorë të njësisë nr.4 në Tiranë.

Në praninë e ish-ministrit të Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, Kryemadhi dëgjoi nga afër shqetësimet e këtyre banorëve, ndërsa ajo evidentoi disa nga problemet që sipas saj janë aktuale në Shqipëri. Kryemadhi akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka ‘zhveshur’ nga taksat oligarkët shqiptarë.

Sipas saj qytetarët shqiptarë po largohen nga mungesa e shpresës.

“Qytetarët po largohen nga mungesa e shpresës. Kryeministri Edi Rama nuk mbajti asnjë premtim të dhënë. Ai takson intelektualet dhe ‘zhveshi’ nga taksat oligarket.

Qytetarët janë ata që kanë ndërtuar shtetin dhe me taksat e tyre mbahet shteti.

Ne duhet të orientojmë qytetarët në mënyrë të tillë që ata të kenë vetëbesim për të qenë të aftë për të kërkuar llogari. që të hysh në shtëpinë e një banori, duhet të kesh një vendim siç është vendimi i Këshillit Bashkiak.

Vendimet dhe votimet e Këshillit, kanë qenë vendime partish. na ndajnë 100 ditë nga 25 prilli, 10 minuta secili nga ne t’ja kushtojë një miku, një shoku.

Shqiptarët sot janë të papunë, iu kanë ikur fëmijët jashtë. Ata duan ndryshim që vjen nga 25 prilli, ”– tha Kryemadhi.