Përndiqte prej 5 muajsh një vajzë, arrestohet 23 vjeçari

485
Sigal

Një tjetër shtetas i shpallur në kërkim për “Përndjekje” bie në prangat e policisë. Policia njofton se ka arrestuar shtetasin K.M., 23 vjeç, banues në Ballsh. 

Ai ishte ne kerkim, pasi gjtkata e Fierit ka caktuar per te masën e sigurisë “Arrest me Burg”, për veprën penale “Përndjekje”.

Mesohet se 23-vjeçari përndiqte në mënyrë të vazhdueshme për një kohë prej 5 muajësh shtetasen B.Ç.

NJOFTIMI 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

•K.M., 23 vjeç, banues në Ballsh.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 10.10.2019, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg”, për veprën penale “Përndjekje”.

23-vjeçari përndiqte në mënyrë të vazhdueshme për një kohë prej 5 muajësh shtetasen B.Ç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.