Juristi Jordan Daci: KQZ është një bandë e sistemit qeverisës

453
Sigal

Juriasti i njohur Jordan Daci, duke marrë shkak nga debatet që bëhen për reformën zgjedhore, ku deri tani, dy partitë e mëdha, kanë gjetur kompromisin midis tyre, që të mos ndryshohet formula e administratës zgjedhore, sidomos KQZ,  u shpreh se KQZ-ja e sotme, ku dominon PS-ja me 4 anëtarët militantë të saj,  është një bandë e sistemit qeverisës. Ka parasysh, që kjo KQZ nuk përfilli as dekretin e Presidentit të Republikës për zgjedhjet e 30 qershorit, duke shkelur në mënyrë flagrante Kushtetutën e Shqipërisë. Teksa foli për reformën zgjedhore, tha se duhet ulur pragu për partitë e vogla që të futen partitë e vogla në parlament, për luajtur rol ekuilibrues. Jordan Daci: KQZ është një bandë e sistemit qeverisës. Procesi i numërimit bajat, vendet përreth nesh i nxjerrin në pak orë, ne na duhen muaj. Duhet ulur pragu, që të futen parti të vogla, por këto të fundit të luajnë rolin ekuilibrues. Nuk ka garë. Ne zgjedhim ca njerëz që na i kanë vënë me detyrim përpara.