“Do konvertoj Papën në mysliman”, Italia dëbon shqiptarin që frymëzohej nga ISIS

595
Një shqiptar është dëbuar nga autoritetet italiane për arsye sigurie, pasi dyshohet se frymëzohej nga ISIS. Shqiptari i dëbuar me banim në Riccione është rreth 22 vjeç, por identiteti i tij nuk bëhet i ditur, raportojnë mediat italiane.
Por shqiptari nuk është i panjohur për autoritetet. Ai u ndalua edhe në vitin 2016, pasi ka refuzuar t’i japë dokumentet e identifikimit karabinierëve me pretekstin se ishte pjesë e ISIS, ndërsa në shkurt të vitit 2017 shqiptari u vendos pranë kishës Madonna dei Bagni dhe besimtarëve që hynin aty u kërkonte të konvertoheshin në fenë Islame.
Qytetarët kanë telefonuar policinë, të cilëve 22-vjecari u bëri të njëjtën ftesë për t’u konvertuar në mysliman. Pas arrestimit, ai u tha karabinierëve se do shkonte në Romë që t’i kërkonte Papës të bëhej mysliman.
Hetimet zbuluan se shqiptari kishte kontakte më një ekspontet të një objekti kulti afër ambienteve të ekstremizmit islamik. Pas daljes nga burgu ditën e djeshme, me dekret të firmosur nga ministri i brendshëm italian, 22-vjecari është riatdhesuar me një aeroplan nga Bolonja për në Tiranë.

Capture
Sigal