Sigal

Policia sekuestron 1000 rrënjë kanabis në Përmes, ndërsa në pranga kanë rënë dy persona të dyshuar si kultivues të drogës.

Bimët narkotike janë gjetur në zonën e Frashërit, ndërsa aksioni i policisë vijon ende.

Kanabisi është evidentuar mesditën e sotme, ndërsa policia po bën asgjësimin e lëndës narkotike.

Policia arriti realizoi këtë operacionin pas të dhënave në rrugë operative, ndërsa vijojnë hetimet nëse ka parcela të tjera me kanabis në këtë zonë dhe personat e tjerë që janë të përfshirë në kultivim kanabisi.