Kreu i KLSH, Dr. Bujar Leskaj në INTOSAI, përshkruan arritjet, sukseset dhe dokumentet e miratuara

550
Sigal

INTOSAI nga Lima ne Abu D’habi

Nga Bujar Leskaj

-Ky studim është
përgatitur nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj

për organizatën botërore
të institucioneve supreme të auditimit, INTOSAI dhe përshkruan arritjet, kongreset
dhe dokumentet themelore të saj- 

PJESA E PARË

Sekretari i Përgjithshëm i
Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun, më 22 tetor në Pekin, në përshëndetjen e tij
drejtuar Kongresit të XXI-të të INTOSAI, ka theksuar se:” Institucionet supreme të auditimit janë “watchdog”, roje besnike që
ndihmojnë
për të nxitur përdorimin efikas dhe efektiv të burimeve publike. Ato do të
luajnë
një rol kritik në mbështetje
të zbatimit të axhendës së
re
Kombeve të Bashkuara për zhvillim të qëndrueshëm, që mbështetet mbi qeverisjen
e mirë, transparencën, përgjegjshmërinë dhe financat inovative
”.

Dua te pohoj se institucionet supreme te auditimit(SAI),
qe ne gjysmen e dyte te shekullit te kaluar kane qene te ndërgjegjshme per
rolin dhe misionin e tyre ne shoqeri dhe ne zhvillimin ekonomik te vendeve
perkatese. Duke ndjere nevojen e nje mjedisi dhe strukture te perbashket, ku te
paraqisnin dhe debatonin mendimet e tyre, ne vitin 1953, 34 SAI u mblodhen ne Kube dhe  ne Kongresin e parë
themeluan organizaten e tyre profesionale, INTOSAI. Historia e INTOSAI-t fillon
ketu dhe eshte nje histori 63 vjeçare suksesi dhe rritjeje e institucioneve
supreme te auditimit. 

Profili i INTOSAI

Organizata Ndërkombëtare e Institucioneve Supreme të
Auditimit (INTOSAI) sot perfaqeson komunitetin e192
SAI-ve anëtare me të drejta të plota
dhe 5 SAI anëtare të asociuara. Ka pesuar nje
zhvillim te paprecedent per organizata te ngjashme nderkombetare, me nje rritje
anetaresie nga 34 ne 192 ne vetem 6 dekada. Eshte nder organizatat
nderkombetare me aktive, me 7 struktura rajonale(ku përfshihet edhe EUROSAI),
me 4 komitete zhvillimi, ku spikasin Komiteti i Standardeve Profesionale,
Komiteti i Ndertimit te Kapaciteteve dhe Komiteti i Shperndarjes se Njohurive,
krahas Inisiatives per Zhvillimit(IDI). INTOSAI ka me dhjetëra grupe pune dhe
task forca ne te gjitha fushat e auditimit publik suprem. Që prej vitit te
themelimit 1953, organizata ka punuar me vitalitet dhe inovacion, në përputhje
me moton e saj Mutual
experience benefits all(
nga
eksperienca e përbashkët, përfitojnë të gjithë
)”, duke përhapur ide
dhe standarde kombëtare të auditimit, nëpërmjet shkëmbimit të ideve dhe
bashkëpunimit në komunitetin ndërkombëtar të auditimit. Si një organizatë jo
politike, profesionale, e pavarur dhe autonome, INTOSAI u ka dhënë mbështetje
konkrete SAI-ve, ka nxitur shkëmbimin e ideve, njohurisë dhe eksperiencave, ka
vepruar si një zë i njohur i institucioneve supreme të auditimit (SAI-ve) në
komunitetin ndërkombëtar dhe ka promovuar vazhdimisht përmirësimin midis SAI-ve
anëtare. INTOSAI ka promovuar qeverisjen e mirë, duke mundësuar që SAI-t të
ndihmojnë qeveritë përkatëse të përmirësojnë performancën, të rrisin
transparencën, të sigurojnë përgjegjshmërinë, të ruajnë besueshmërinë, të
luftojnë korrupsionin, të promovojnë besimin e publikut dhe të mbrojnë
interesat e qytetarëve të tyre. Që prej themelimit në vitin 1953 deri tek
Kongresi i XXI-të në Kinë në vitin 2013, INTOSAI ka pasur zhvillime pozitive të
shumëfishta, si edhe ndryshime dhe progres të konsiderueshëm. Puna e
organizatës është bazuar në përkushtimin vullnetar të domosdoshëm dhe
kontributin e çdo SAI anëtar. Ky institucion modern, global, i strukturuar dhe
i orientuar drejt rezultateve, e ka treguar ne praktike dobine e tij per
anetaret. INTOSAI, ka arritur të zhvillohet me sukses, në një organizatë
autonome, të pavarur, profesionale dhe jo politike, të njohur si zëri
prestigjioz i institucioneve supreme të auditimit në komunitetin ndërkombëtar
dhe promovimin e vazhdueshëm të përmirësimeve mes anëtarëve të  tij të ndryshëm. Shtatë Grupet e Punës
Rajonale të INTOSAI-t – AFROSAI, ARABOSAI, ASOSAI, CAROSAI, EUROSAI, OLACEFS
dhe PASAI jane teresisht operacionale, duke marre parasysh diferencat rajonale
dhe nevojat heterogjene. Si organe ekzekutuese të punës tematike dhe
profesionale të INTOSAI-t, Komisionet, Grupet e Punës dhe Task Forcat të saj
kanë prekur një varietet të gjerë temash të organizuara sipas katër qëllimeve
strategjike te organizates: vendosja e standardeve; ndërtimi i kapaciteteve;
ndarja e njohurive dhe zhvillimi i një organizate ndërkombëtare model.

 

Profili
i EUROSAI

EUROSAI (Organizata Evropiane e
Institucioneve Supreme të Auditimit) është një nga grupet    rajonale, pjesë e Organizatës Ndërkombëtare
të Institucioneve të Larta të Auditimit (INTOSAI). Institucionet Supreme të
Auditimit (SAI) të 190 vendeve anëtare të plota dhe katër vendeve anëtare të
asociuara të INTOSAI-t, pjese e  një
organizatë mbështetëse te Kombeve të Bashkuara. Gupet e tjera rajonale të
INTOSAI-t janë
OLACEFS, AFROSAI, ARABOSAI, ASOSAI, PASAI dhe CAROSAI. Edhe pse EUROSAI është institucioni më
i ri nga shtatë grupet rajonale të INTOSAI-t, ideja e një organizate evropiane
të SAI-ve daton që nga themelimi i INTOSAI në vitin 1953. Hapat e para aktive
në drejtim të krijimit të EUROSAI-t u zhvilluan në vitin 1974 gjatë Kongresit
të VIII të INTOSAI-t në Madrid (1974). Ndërmjet viteve 1975 dhe 1989, SAI-t e
Italisë dhe Spanjës me mbështetjen e Komiteti të Kontaktit të Kryetarëve të
SAI-ve të vendeve të Komunitetit Ekonomik Evropian hapën rrugën për krijimin e
EUROSAI-t, duke përgatitur projektet fillestare për statutin e EUROSAI-t. Në
qershor të 1989, në Kongresin e XIII-të të INTOSAI-t, mbajtur në Berlin, u
miratua “Deklarata e Berlinit” për krijimin e Organizatës Evropiane të SAI-ve.
Në nëntor të
vitit 1990, në Madrid  u zhvillua
Konferenca Themeluese dhe Kongresi i EUROSAI-t. EUROSAI u themelua nga 30
anëtarë (SAI-t e 29 shteteve evropiane dhe Gjykata Evropiane e Audituesve).
Tani numri i vendeve të anëtarësuara është 50 (SAI-t e 49 shteteve evropiane
dhe Gjykata Evropiane e Audituesve). Objektivat e organizatës, të përcaktuara
në nenin 1 të statutit të saj, kanë të bëjnë me nxitjen e  bashkëpunimit profesional midis vendeve
anëtare të EUROSAI-t, për të inkurajuar shkëmbimin e informacionit dhe
dokumentacionit. Kjo gjë çoi në zhvillimin e auditimit të sektorit publik dhe
stimuloi krijimin e një partneriteti me akademikët e universiteteve, në lidhje
me këtë temë, për të punuar në drejtim të harmonizimit të terminologjisë në
fushën e auditimit publik.

EUROSAI  ka për qëllim, brenda INTOSAI-t, që:

1.     
Të nxisë mirëkuptimin profesional
dhe
teknik bashkëpunimit
ndërmjet institucioneve anëtare të
EUROSAI-t dhe grupeve
të tjera
rajonale të INTOSAI-t, duke shkëmbyer ide dhe eksperienca mes tyre
për auditimin e
financave
publike.

2.     
Të ruajë marrëdhëniet me institucionet
kombëtare
dhe ndërkombëtare
specializuara
për problemet
ndikojnë në
auditimin e
ardhurave
dhe shpenzimeve publike.

3.     
Të mbajë të informuara të gjitha institucionet
anëtare të EUROSAI-t për ndryshimet
legjislacionin e çdo shteti çështjet e kontrollit
të financave publike dhe të organizimit,
si
dhe funksionimin e institucioneve
përkatëse.

4.     
Të promovojë studimin teorik
dhe praktik të problemeve
dhe çështjeve që lidhen me auditimin e
disiplinave të ngjashme.

5.     
Të bashkëpunojë në shkëmbimin e teknikave dhe të
njohurive që konsiderohen me interes, si dhe të inkurajojë mbajtjen e
seminareve dhe kurseve të trajnimit për zyrtarët e institucioneve anëtare të
EUROSAI-t, si dhe te institucioneve te tjera anëtare të INTOSAI-t.

6.     
Të promovojë dhe lehtësojë shkëmbimin e informacionit dhe dokumentacionit
ndërmjet vendeve anëtareEUROSAI-t, si dhe shpërndarjen e publikimeve mbi çështjet
që janë brenda kompetencave
të tyre
.

7.     

nxisë
krijimin e instituteve e të qendrave të specializuara, si dhe bashkëpunimin me Universitetet
lidhje me auditimin e të ardhurave
publike dhe shpenzimet.

8.     
Të nxisë zbatimin e konkluzioneve
dhe rekomandimeve të miratuara nga Kongresi i EUROSAI-t.

9.     
Të sigurojë harmonizimin e terminologjisë teknike dhe unifikimin e termave
sferën e
kontrollit të financave
publike
.

10. 
Të bëjë çdo përpjekje për të arritur mirëkuptim problemeve
dhe të çështjeve që lidhen me auditimin e financave publike.

KLSH, ne vitin 2012 ka publikuar botimin “EUROSAI” (Institucionet
Supreme Europiane të Auditimit), Seria “Botime KLSH” Nr. 07/2012, ku jep nje
historik dhe përshkrim te detajuar te organizates.

INTOSAI– së bashku me Komisionet,
Grupet e Punës, Task Force dhe Grupet e Punës Rajonale – përfaqëson forumin
botëror për shkëmbimin ndërkombëtar të njohurive në fushën e auditimit publik
suprem; është organizata që vendos Standardet e Auditimit në sektorin publik
dhe zëri ndërkombëtar i auditimit publik suprem. Organizata ofron
forume për audituesit supremë nga e gjithë bota. Eshte nje platforme e madhe diskutimi çështjesh
me interes të përbashkët dhe ku çdo
auditues mund të informohet për zhvillimet më të fundit rreth
auditimit, standardeve profesionale
dhe
praktikave më të mira. Ndërtimi i kapacitete
ka qenë dhe mbetet një nga fushat më të rëndësishme të INTOSAI-t. Kjo fushë
përfshin zhvillimin e strukturave të reja për përfitimin e njohurive dhe
trajnimin profesional dhe zhvillimin organizativ për SAI-t. Aktualisht ka shumë
aktivitete për ndërtimin e kapaciteteve dhe ndarjen e njohurive në INTOSAI, me
qëllim forcimin e kapaciteteve dhe performancës së SAI-ve, si ne fushen e
auditimit te integritetit (paketa INTO-SAINT), te auditimit te performances, te
auditimit mjedisor, te teknologjise se informacionit, etj. Organizata
ka pesë gjuhë zyrtare:
arabisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe spanjisht. INTOSAI është një grup vullnetar, suksesi i të cilit varet nga mbështetja e vazhdueshme profesionale dhe financiare e anëtarëve të
tij.  P
ika me e forte e tij qëndron në diversitetin kulturor, gjuhësor dhe
ne vullnetin e anëtarëve së tij. Organizata respekton një
përfaqësim
të balancuar të rajoneve
dhe sistemeve të auditimit. INTOSAI
operon nëpërmjet konsultimeve dhe konsensusit, pavarësisht nga madhësia
gjeografike apo fuqitë ekonomike, si dhe e ka
te shenjte respektin për sovranitetin
kombëtar dhe për barazinë
e
anëtarëve të tij.INCOSAI, kongresi
që mbahet
çdo 3 vjet në vende të
ndryshme,
është organi më i lartë i INTOSAI-t, i cili përfshin të gjithë
anëtarësinë. Çdo vend ka një votë,
dhe asnjë prej tyre nuk ka të drejtën e vetos. Bordi Drejtues,
i përbërë nga 18 SAI-anëtare,
është përgjegjës për anëtarësinë. Aktiviteti i INTOSAI-t ne periudhen mes dy kongrese te
tij, drejtohet nga Bordi Drejtues i INTOSAI dhe nga Sekretariati i
Pergjithshem. Sipas
Statutit të INTOSAI-t,
Sekretari i Përgjithshëm i tij është Audituesi i Përgjithshëm
i Austrisë dhe selia e tij është
Vjenë.
Drejtori i Planifikimit Strategjik
i raporton drejtpërdrejt Sekretarit të Përgjithshëm dhe
konsultim me të, siguron arritjen e
objektivave strategjike. Detyrat kryesore të Sekretariatit të Përgjithshëm
janë të veprojë si një urë lidhëse,
si brenda INTOSAI-t, ashtu dhe me partnerët e jashtëm, për të vënë në dukje punën dhe
cilësinë e
INTOSAI-t dhe
anëtarëve të tij. Gjithashtu,
Sekretariati i
Përgjithshëm,
punon për të rritur
rolin e INTOSAI-t dhe anëtarëve të tij, si institucione
auditimi të pavarur, kompetentë dhe efektivë, duke rritur transparencën, përgjegjshmërinë dhe besueshmërinë për të mirën e të gjithëve. Në vitin 2001, SAI Norvegjez, ndërmori nismën
“Iniciativa për Zhvillim” e INTOSAI-t, ndërsa Zyra e Auditimit të Qeverisë së
SHBA,
publikon Gazetën  Ndërkombëtare të Auditimit Suprem.

Organizimi

INTOSAI e realizon misionin e  tij përmes një shumëllojshmërie organesh,
programesh dhe aktivitetesh.

Organet kryesore janë:

Kongresi,
Bordi Drejtues,
Sekretariati i Përgjithshëm dhe
• Grupet rajonale të punës.

Komisioni i Administrimit
dhe Financave, përgatit vendimet të cilat miratohen nga Bordi Drejtues.
Drejtori i Planifikimit Strategjik,
siguron koordinim efektiv dhe zbatimin e Planit Strategjik.

Bordi Drejtues

Bordi
Drejtues i INTOSAI-t përbëhet nga 18
anëtarë. Si rregull, ai mblidhet çdo vit, mes Kongreseve. Për të siguruar përfaqësim të balancuar të të gjitha vendeve anëtare, çdo grup pune rajonal i
INTOSAI-t dhe llojet kryesore të sistemeve të tyre të
auditimit publik, janë të përfaqësuar
në Bord.Nisma për Zhvillimin e INTOSAI-t
dhe Gazeta Ndërkombëtare
e
Auditimit të Qeverisë,
gjithashtu
janë të përfaqësuara
Bordin Drejtues. Kryetari

i Bordit është kreu i SAI-t organizon kongresin e
fundit.

KLSH dhe
INTOSAI

Delegacione të
KLSH-së të kryesuara nga Kryetari morën pjesë në të gjithë kongreset e
INTOSAI-t dhe EUROSAI-t, duke filluar nga Kongresi i XIV-të i organizatës në
Uashington ne tetor të vitit 1992, në Kongresin e XVI-të në Montevideo,
Uruguai, në Nëntor 1998; Kongresi i XVII-të i INTOSAI-t  Seul të Koresë së Jugut zhvilluar në Tetor
2001 dhe Kongresi i XVIII-të i
INTOSAI-t në Budapest të Hungarisë, Tetor 2004. Gjithashtu KLSH-së mori pjesë
në Kongresin i IV i EUROSAI-t në Paris, në vitin 1999 dhe Kongresin e V-të
EUROSAI-t të zhvilluar në Moskë, Rusi në vitin 2002. Ne vitin 2005, një
delegacion i KLSH prej 3 vetash, kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm mori
pjesë ne Kongresin e VI-të EUROSAI-t, ne Bon te Gjermanisë. Ne vitin 2006, KLSH
mori pjesë në Konferencën e EUROSAI-t
me temë “Roli i SAI-ve në luftën kundër korrupsionit”. Në nëntor 2007,
një delegacion i KLSH-së merr pjesë në Kongresin e XIX të INTOSAI-t, të
zhvilluar në Meksikë. Në qershor 2008, KLSH merr pjesë në
Kongresin
VII të EUROSAI-t, në Krakov, Poloni Per fat te keq, KLSH nuk mori pjese ne
punimet e Kongresit te XX te INTOSAI ne Afriken e Jugut.  Gjithashtu, është i vetmi institucion i
auditimit suprem i Evropës që, megjithëse i ftuar, nuk mori pjesë në Kongresin
e VIII të EUROSAI-t, mbajtur në Lisbonë ne vitin 2011. Në Tetor 2013, Kontrolli i Lartë i Shtetit mori pjesë në punimet e
Kongresit të XXI të INTOSAI-t në Pekin, Kinë. Gjatë punimeve të
Kongresit, Kryetari i KLSH-së zhvilloi biseda pune dhe takime me homologë të
SAI-ve partnere dhe të SAI-ve të tjerë pjesëmarrës në Kongres. U realizuan
biseda pune me Dr. Josef Moser, President i ACA-s, njëkohësisht edhe Sekretar i
Përgjithshëm i INTOSAI-t, me me z.Liu Jiayi, Kryetar i SAI-t të Kinës,
njëkohësisht edhe Kryetari i ri i Bordit Drejtues të INTOSAI-t,  me z. Gene Dodaro, Auditues i Përgjithshëm i
GAO-s së SHBA, me z.Recai Akyel, President i TCA-së, me z.Krzysztof
Kwiatkowski, President i NIK-ut të Polonisë, me z. Ioannis Karavokiris,
President i SAI-t të Greqisë, si dhe me z. Magnus Lindell, zv/Auditues i Përgjithshëm
i SAI-t të Suedisë. Kryetari i KLSH zhvilloi takime pune edhe me homologë të
tjetër partnerë të KLSH-së, me të cilët janë nënshkruar marrëveshje
bashkëpunimi, si z.Ivan Klesic, Auditues i Përgjithshëm i SAI-t të Kroacisë,
z.Milenko Sego, Auditues i Përgjithshëm i SAI-t të Bosnje dhe Hercegovinës,
z.Milan Dabovic, President i SAI-t të Malit të Zi, zj.Tanja Tanevska, Audituese
e Përgjithshme e SAI-t të Maqedonisë dhe z.Naser Ademi, zv/Auditues i
Përgjithshëm i SAI-t të Maqedonisë, etj. Gjatë bisedave me homologët, u theksua
bashkëpunimi i suksesshëm i deritanishëm në fushat e trajnimit dhe shkëmbimit
të informacionit si dhe u shpreh vullneti i përgjithshëm për t’i konkretizuar
edhe më tej në të ardhmen e afërt këto marrëdhënie, duke u drejtuar edhe në
fusha të tjera, si auditime të përbashkëta, etj.

——————————————————————————————————–

Aktiviteti i INTOSAI

Reputacioni
ndërkombëtar i INTOSAI-t është themeluar mbi disa gurë kilometrikë në rrugen e
tij dhe arritjet përfshijnë kryesisht:

·        
Njohjen e rëndësisë së SAI-ve nga Kombet
e Bashkuara

·        
Përcaktimin e një kuadri
gjithëpërfshirës të standardeve profesionale bazuar në procesin auditues

·        
Ndërtimin e një marrëdhënie produktive
me donatorët ndërkombëtarë, për të promovuar ngritjen e kapaciteteve në SAI-et
anëtare

·        
Ndërtimin e një rrjeti efektiv global
për përhapjen e njohurive dhe praktikave më të mira

·        
Bashkëpunimin e mëtejshëm me organizatat
ndërkombëtare dhe rajonale

·        
Përmirësimin e vazhdueshëm të
marrëveshjeve publike përmes statusit të modelit të organizatës ndërkombëtare

 

Standardet
INTOSAI

Nje
nga arritjet me te medha te INTOSAI-t dhe ndihmesa me konkrete e tij per
audituesit eshte pergatitja e standardeve ISSAI te auditimit publik suprem.
Këto standarde janë përgatitur dhe botuar ne vijimesi nga
Komiteti i Standardeve të Auditimit i INTOSAI, duke filluar nga qershori 1992.
Kodi i Etikës i INTOSAI është miratuar në Kongresin e XVI-të mbajtur në
Montevideo në vitin 1998, ndersa standardet ISSAI 3000 dhe ISSAI 3100 te
Auditimit te Performances jane miratuar ne vitin 2004. Çdo kongres INCOSAI i
INTOSAI-t miraton standarde te reja auditimi, te cilat ne periudhen mes dy
kongreseve jane ne proces te përgatitjes dhe marrjes se komenteve nga te gjitha
SAI-t anetare te INTOSAI. Standardet e Auditimit ISSAI përmbajnë postulatet
themelore dhe parimet për kryerjen e punës së auditimit nga institucionet
supreme të auditimit. Eshtë përgjegjësi e secilit SAI për të gjykuar shkallën
në të cilën standardet janë në përputhje me arritjen e mandatit të tij, duke
konsideruar rrethanat kushtetuese ligjore dhe të tjera të SAI-t. Njëri prej
parimeve të përmbajtura në Kodin e Etikës të INTOSAI përcakton se detyrimi i
audituesit suprem është të aplikojë standardet ndërkombëtarisht të pranuara të
auditimit, pra standardet ISSAI .
Standardet ISSAI përbëhen nga katër nivele: nga Parimet Themelore, Standardet e
Përgjithshme, Standardet e Fushës dhe Standardet e Raportimit.

Partneret
e INTOSAI

INTOSAI ka partneritet me shumë organizata të tjera:
Bashkimi NdërParlamentar (IPU), Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve (IFAC),
Instituti i Audituesve të Brendshëm (IIA), Organizata për Bashkëpunim dhe
Zhvillim Ekonomik (OECD), si dhe Banka Botërore dhe komunitete të tjerë donatorësh.
Gjithashtu, INTOSAI bashkëpunon edhe me
OKB-në, në promovimin e mirëqeverisjes  dhe luftën kundër korrupsionit.

Bashkëpunimi i
INTOSAI-t, veçanerisht me Kombet e Bashkuara dhe me organizata ndërkombëtare si
Banka Botërore, OECD, IPU, IFAC dhe IIA, ka rritur në mënyrë të konsiderueshme
reputacionin, dukshmërinë globale dhe vlerësimin ndaj saj si një organizatë
profesionale e nivelit të lartë. Që prej vitit 1970, te 22 Simpoziumet dhe
Seminaret UN – INTOSAI janë organizuar në mënyrë të përbashkët nga INTOSAI dhe
Kombet e Bashkuara. Këto përhapën njohuri dhe materiale për trajnime mbi një
sërë temash të interesit të lartë, në lidhje me auditimin e jashtëm suprem.

INTOSAI ka firmosur një Memorandum
Mirëkuptimi me 21 donatorë. Kjo marrëveshje historike me 15 organizata, duke përfshirë institucionet ndërkombëtare të donatorëve
dhe agjencitë nderkombetare te zhvillimit,
u përgatit për të rritur kapacitetin e
zhvillimit të
SAI-ve në botë.
Ky Memorandum Mirëkuptimi
, i nënshkruar në Tetor të
vitit 2009
, përbën themelet për forcimin e kapaciteteve të SAI-ve, për të rritur efektivitetin e tyre si instrumentepërgjegjshmërisë,
transparencës, mirë qeverisjes dhe anti-korrupsionit, në vendet e tyre.

Organizata ka kryer një seri
aktivitetesh bashkëpunuese me komunitetin e donatorëve, nëpërmjet të cilave
janë arritur qëllimet e përbashkëta të deklaruara, është siguruar zbatimi i
Suksesshëm i Kornizës së Standardeve Profesionale të INTOSAI-t (ISSAI-t) dhe i
Udhëzimeve të INTOSAI-t për Qeverisjen e Mirë (INTOSAI GOVs), si edhe është
rritur njohja e rëndësisë së SAI-ve dhe të INTOSAI-t në komunitetin e
zhvillimit global.

Tradita e INTOSAI-t eshte dhenia e
çmimeve vlerësuese dhe inkurajuese per SAI-t anetare. Jane dy çmime qe
akordohen çdo tre vjet ne secilin Kongres, Çmimi “Jorge Kandutsch” i
jepet SAI-t te dalluar per arritjet e tij ne auditim dhe kontributin ne
komunitetin INTOSAI.  Çmimi Elmer B. Staats
i jepet autorit artikullit më të mirë
botuar
në Gazetën Ndërkombëtare
Auditimit.

Momentet kyçe te veprimtarise se INTOSAI

Kongresi
INCOSAI I i Havanes, Kubë, 1953

INTOSAI është përballur me shumë sfida në këtë skenar kompleks pas Kongresit të
Parë Ndërkombëtar të Institucioneve Supreme të Auditimit (INCOSAI) të mbajtur
në nëntor të vitit 1953 në Havanë, Kubë. Ne takimin themelues merrnin pjese 34
SAI. Angazhimi i INTOSAI-t qe ne fillesat e tij, për të nxitur pjesëmarrjen
aktive të SAI-ve në kontrollin e burimeve publike, duke promovuar integritetin
e punonjësve të qeverisë, për të ndihmuar shoqëritë tona në përmirësimin e
performancës dhe efikasitetin e veprimeve të kryera nga qeveritë, është provë e
kapacitetit të admirueshëm të organizatës.

Si një
organizatë e njohur ndërkombëtare në fushën e auditimit të sektorit publik,
INTOSAI ka nxitur shkëmbimin e informacionit dhe përvojës mes vendeve
anëtarëve, duke përforcuar konformitetin me ligjin dhe rregullsinë e
operacioneve, besueshmërinë e regjistrave kontabël, përgjegjshmërinë dhe
transparencën. Me zgjerimin e qëllimit për të mbuluar edhe aktivitete të tjera,
të tilla si lufta kundër korrupsionit dhe auditimin mjedisor, INTOSAI ka shtuar
një vlerë të re në arsyen e ekzistences së SAI-ve.

 

Kongresi INCOSAI IX në Lima, Peru 1977

INCOSAI i 9-të, i mbajtur në Lima,tetor 1977, mblodhi së bashku 235 përfaqësues
nga
95 SAI të botës dhe nga të
gjitha
kontinentet.

Kongresi njihet në veçanti për shkak të nënshkrimit të Deklaratës së Limës, e cila sot konsiderohet si Kushtetuta e SAI-ve dhe përmban udhëzimet themelore mbi parimet e auditimit.

Temat teknike të mbuluara nga Kongresi ishin (1) Deklarata e
udhëzimeve
mbi normat e auditimit,
(2) kontrolli i institucioneve të
decentralizuara të administratës publike,
(3) roli dhe
kërkesat
e kontrollit financiar
kuadër të
reformës administrative, dhe (4) auditimi i shëndetësisë
publike dhe i agjencive të mbrojtjes së
mjedisit
.

 

Kongresi INCOSAI VIV në Uashington, 1992

Ne
tetor 1992, Zyra Amerikane e Llogarive Qeveritare

(
GAO)
organizoi kongresin e katërmbëdhjetë në Uashington, DC. Në
këtë kongres pati seminare, takime dhe seanca plenare të shumta, të cilat u
ndoqën nga rreth 400 delegatë nga 120 SAI anëtare
dhe 10 organizata ndërkombëtare. Temat
e këtij kongresi ishin auditimi i një mjedisi në ndryshim, roli i SAI-ve dhe
përmirësimi i menaxhimit financiar përmes
komisioneve të ngritura nga INTOSAI.
Kongresi miratoi Standardet dhe
udhëzimet për
auditimin dhe
kontrollin
e brendshëm, si dhe
punën e
tre komiteteve të INTOSAI-t
në lidhje me kontabilitetin, borxhin publik dhe
mirëqeverisjen e financave publike. Pjesëmarrja e një numri të madh anëtarësh
në këtë Kongres, ishte një arritje shumë e madhe për INTOSAI-n. Takimi i 37-të i Bordit
drejtues
menjëherë pas kongresit, prezantoi një numër të madh tiparesh të reja në formatin dhe projektimin e kongresit. Programi
zyrtar u mbyll me
sukses pas
një jave dhe u pasua nga një simpozium praktik 3-ditor mbi
teknologjinë, i cili ofroi një shkëmbim
shtesë të pikëpamjeve dhe informatave. Përveç kësaj, komisionet e
INTOSAI-t
u integruan plotësisht
punën e kongresit për temën e dytë, duke
i dhënë kështu
të gjithë delegatëve
mundësinë për të marrë Një tipar i veçantë ishte një vizitë
fakultative në Zyrat Amerikane të
Llogarive Qeveritare të vendosura
në qytete te ndryshme.
Këto tradita u pasuan edhe në kongreset në vazhdim. Kongresi i 14-të pati
ndikim edhe për vetë GAO-n. Mbi 300 vetë nga personeli i GAO-s dhanë ndihmesën
e tyre në marrëveshjet e kongresit. Kjo mundësi
për të
bashkëvepruar
me kolegët nga e
gjithë bota
u dha atyre një
kuptim
më të gjerëkontekstin
ndërkombëtar të auditimit të qeverisë dhe ndihmoi për të hedhur bazat për krijimin e marrëdhënieve reciprokisht të
dobishme
nivele personale dhe institucionale.

 

Kongresi INCOSAI XVII në Seul, 2001

Nën
moton e INTOSAI-t “Nga eksperienca e përbashkët përfitojnë të gjithë”, Kongresi
i shtëtëmbëdhjetë i organizuar në Seul në tetor
2001, shënoi
një pjesëmarrje prej 471 delegatësh nga
152 SAI dhe shume
institucione ndërkombëtare.
Pjesëmarrja e plotë e delegatëve
menjëherë pas ngjarjeve tragjike të
11 shtatorit, ishte prova e
qartë
e angazhimit të anëtarëve
INTOSAI-t për
sukses. Në këtë kongres u diskutuan dy tema të rëndësishme:

         
Auditimi i institucioneve ndërkombëtare dhe multinacionale

         
Kontributet e SAI-ve për reformën
administrative
dhe qeveritare.

Delegatët theksuan se SAI-t kanë
interes në qeverisjen e mirë, përgjegjshmërinë dhe transparencën
institucionet
ndërkombëtare, duke
kontribuar kështu në
efikasitetin, efektivitetin,
dhe ekonominë e tyre. Ata gjithashtu
vunë në dukje, se SAI-t duhet
marrin në konsideratë
mandatet e tyre
pavarura
të auditimit sigurojnë
një
bazë për zgjerimin dhe zhvillim e roleve gjatë planifikimit dhe zbatimit te reformave administrative
dhe qeveritare. Për të bërë me të mirën me mandatet e
dhëna
, të gjithë pjesëmarrësit e Kongresit duhet të njohin rëndësinë e dijeve, shkathtësive dhe aftësive stafit të SAI-t.

 

Kongresi INCOSAI XVII në Meksiko, 2007

INCOSAI i nëntëmbëdhjetë u
mbajt
në Meksiko, nëntor 2007. Mblodhi 480 delegatë nga 145 SAI, si dhe 21 vëzhgues nga
10 institucione nderkombetare
.

Edhe në Meksikë, motoja e INTOSAI-it, “Experientia Mutua omnibus prodest“, ishte sërish tema kryesore e
diskutimit,
që ka të bëjë me shkëmbimin
e
njohurive, përvojës, gjetjeve dhe
praktikave më të mira mes anëtarëve të
INTOSAI-it.

Numri
i vendeve anëtare të
INTOSAI-t shkoi në 188, me
pranimin e SAI-t
Malit të Zi
dhe Singaporit. Në këtë kongres u
miratuan Marrëveshjet Meksikos. Marrëveshjet
mbuluan diskutimet, përfundimet dhe
rekomandimet nga tema
e parë
(menaxhimi, llogaridhënia dhe
kontrolli i borxhit publik) dhe tema e dytë (sistemet
e vlerësimit të performancës, të bazuara në pranimin e treguesve kryesorë).

U miratuan tetëmbëdhjetë dokumentë zyrtare të INTOSAI-t, duke përfshirë edhe Deklaratën
e Meksikos mbi Pavarësinë e SAI-ve, dokumenti me i rendesishem nga i cili njihet ky Kongres, si
dhe standardet
, udhëzimet dhe praktikat më të mira
fusha të tilla si auditimi financiar dhe i performancës,
auditimi mjedisor, si dhe auditimi
i borxhit publik.

U
bënë disa ndryshime
në 3 ​​grupet e punës:


U krijua një
grup pune mbi
treguesit
kombëtare, për të ndjekur rekomandimet
e temës së dytë.

Task Forca për Luftën Kundër
Pastrimit të Parave
u shndërrua në Grupin e Punës për Luftën Kundër Pastrimit të Parave dhe Korrupsionit
Ndërkombëtar
.

Grupi i Punës për Privatizimin u shndërrua në Grupin e Punës për Privatizimin, Rregullimin ekonomik dhe Partneritetet publike-private, për të pasqyruar një gamë më të gjerë të punës së tij.

 

Kongresi INCOSAI XX në Johanesburg,
Afrika e Jugut, 2010

INCOSAI i njëzetë u
mbajt në Johanesburg te Afrikes se Jugut në nëntor 2010. U prezantua Plani Strategjik 2011-2016, i cili u miratua nga kongresi. INTOSAI identifikoi prioritetet strategjike të mëposhtme për vitet e ardhshme:
duke ndihmuar në sigurimin e pavarësisë
së SAI-t
, zbatimin e Standardeve Ndërkombëtare
për
Institucioneve Supreme të Auditimit (ISSAI), duke forcuar ndërtimin e kapaciteteve të SAI-ve, komunikimin e vlerave dhe përfitimeve të SAI-ve, si dhe luftën kundër korrupsionit.

Në këtë
kongres u miratua Marrëveshja
e Johanesburgut.
Marrëveshja mbuloi diskutimet, përfundimet dhe rekomandimet e temës së
parë (Vlerat dhe përfitimet e SAI-ve) dhe të temës
së dytë
(Auditimi mjedisor dhe
zhvillimi i qëndrueshëm).

Progres pati
gjithashtu edhe Iniciativa e Donatorëve,
një përpjekje e rëndësishme ndërkombëtare
për të rritur aftësitë e SAI-ve në vendet në zhvillim. një takim të mbajtur disa ditë para fillimit të kongresit,
Komiteti Drejtues i Donatorëve të INTOSAI-t hartoi plane afatshkurtra dhe afatgjata për të zbatuar
mandatin e tyre.

Kongresi miratoi 35 Standardet
Ndërkombëtare të
Institucioneve Supreme të Auditimit
(ISSAI) dhe 2 Udhëzues të INTOSAI-t për mirëqeverisjen
(
INTOSAI GOV), të paraqitura
nga Komiteti i Standardeve Profesionale.

(Fund i
Pjesës së Parë. Vijon në numrin e ardhshëm të Gazetës Telegraf)