Përmbytjet, policia: Ja akset me probleme, shoferë bëni kujdes!

286
Policia e Tiranës në një komunikatë për mediet ka bërë të ditur akset ku ka probleme me qarkullimin për shkak të përmbytjeve duke u bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të tregohen të kujdesshëm. Përveç autostradës Tiranë-Durrës, probleme hasen në bllokun “Don Bosko”, “Komuna e Parisit”, “Pallati me Shigjeta”, “Qendër Kamëz”, “Qendër Kombinat” dhe “Rruga e Qelqit”.
Komunikata e policisë:
Për shkak të situatës së rënduar të reshjeve të orëve të fundit, ju bëjmë me dije se disa segmente rrugore kanë krijuar probleme dhe po vështirësojnë së tepërmi lëvizjen dhe qarkullimin e automjeteve.
Segmentet të cilat kanë probleme janë:
Autostrada Durrës- Tiranë (nga City Park në drejtim të hyrjes së Tiranës)
Blloku “Don Bosko”, “Komuna e Parisit”, “Pallati me Shigjeta”,
“Qendër Kamëz”, “Qendër Kombinat” dhe rruga e “Qelqit”.
Ndërsa qarkullimi në segmentet e tjera është normal por këshillohen drejtuesit e automjeteve të kufizojnë lëvizjet dhe të tregohen të kujdesshëm dhe mirëkuptues ndaj situatës.