Përmbytjet/ Banorët e Durrësit përplasen me Kryetaren e Bashkisë : Kjo është e përmbytur nga dora e njeriut (VIDEO)

221
Sigal

Durrësi dhe zonat përreth tij janë zgjuar këtë mëngjes të përmbytura nga uji, që ka shkuar deri në 2 metra.

Pranë banorëve ka shkuar edhe kryetarja e bashkisë Durrës, ndërkohë që midis tyre siç shikohet edhe nga pamjet ka pasur një debat.

“Na bëni hall. Ky nuk është ujë nga natyra. Ky është viti i dytë që përmbytemi. Kjo është e përmbytur nga dora e njeriut. Ne këtu na kanë vdekur njerëzit tanë 100 vjet, edhe ne do vdesim këtu, por nuk është përmbytur ndonjëhërë kjo lagje. Këtu është dora e njeriut. Ne na kanë hyrë uji dy metra. Unë kam djalin në kat të dytë që s’ka dalë nga shtëpia”, – thotë një banore gjatë debatit me kryetaren e bashkisë së Durrësit.