Në fillim të 2021, miliona përdorues pa Whatsapp / Ja kush do të preken

88
Sigal

Whatsapp nuk do të punojë në miliona telefonë, që do të thotë se shumë njerëz në 2021 nuk do të kenë mundësi ta përdorin aplikacionin e njohur.

Ata me smartphone të vjetër po paralajmërohen që aplikacioni mund të ndalojë së punuari për ta vitin e ardhshëm nëse nuk përditësojnë softuerin e tyre.

Atyre u kanë mbetur vetëm dy javë kohë. WhatsApp nuk do të punojë tek një iPhone që nuk është përditësuar në softuerin iOS 9 ose më të ri. Nëse keni një iPhone 4 ose më të vjetër nuk do të jeni në gjendje ta bëni përditësimin.

Disa pajisje Android si Motorola Droid Razr dhe Samsung Galaxy S2 gjithashtu nuk do ta përdorin dot aplikacionin. Përdoruesit që duhet të përditësojnë softuerin do të paralajmërohen edhe nga vetë aplikacioni.