Nga një pemë të mbjellë në të gjithë botën. Erdogan hyn në librin ”Guinness” / Çfarë tha ambasadori turk për Ramën

284
Sigal

Në kuadër të dëshirës që Presidenti turk, Tajip Rexhep Erdogan pati për të mbjellë pemë në emër të tij në të gjithë botën, kryeministri Edi Rama ishte tek liqeni i Farkës pikërisht për këtë mision, që i mundësoi Erdoganit një vend në rekordet ”Guinness”.

Në Tiranë qe caktuar për të mbjellë 1 mijë pemë në kuadër të projektit “Frymëmarrje për të ardhmen”. Nga ana e tij, Rama falendëroi publikisht presidentin Erdogan për nismën.

”Ky është një organizim i ndërmarrë nga presidenti Erdogan, Në të njëjtën orë po mbjellen në të njëjtën kohë në botë 11 milionë pemë. Kjo ka hyrë në librin ”Guinness”. Faleminderit për këtë nisëm, dhe praninë e ambasadorit. Një mik i mirë për shqiptarët, siç është dhe presidenti Ergodan”, -tha Rama.

Ambasadori turk në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, kujtonte se kamerat ishin mbyllur kur kryeministri Rama mbaroi fjalën, dhe u dëgjua të thotë në turqisht një frazë : ”Miq, do i jepnim para të nderuarit kryeministër, apo jo?